14.06.2019

Kongresi i 2-të Nacional - Kosova që Ne Duam!

Sigurim Social - Zhvillim Ekonomik – Punë dhe Jetë e Denjë

Kosova që Ne Duam është një platformë për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve të organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit publik rreth një koncepti të përbashkët për rritjen e mirëqenies dhe për një jete të denjë të qytetarëve përmes arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës, ​​sistemit modern të kujdesit shëndetësor publik, zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë.

Qëllimi i kongresit të dytë të mbajtur më 23 maj 2019 ishte që të paraqesim rezultatet e punës sonë, një vit pas. Ne donim të dëgjonim komentet dhe pyetjet nga qytetarët, OJQ-të, politikanët dhe donim që më shumë njerëz dhe organizata t’i bashkoheshin platformës sonë. Së bashku jemi më të fortë dhe më të mirë për të ushtruar trysni ndaj politikanëve që të bëjnë punën e tyre më mirë dhe për interesa të popullit.

Motoja e platformës është:

BASHKËPËRGJEGJËSIA – NJË SINONIM PËR DREJTIMIN DYKAHËSH TË KONTRIBUTIT DHE TË DREJTAVE

Duhet të zhvillohet një marrëdhënie ndërmjet qytetarëve dhe politikbërësëve dhe ajo duhet të jetë e tillë që të jetë e bazuar në respekt dhe besim – nga të dyja palët. Qytetarët e çdo shteti kanë të drejtën për mbështetje themelore në shumë aspekte të jetës si në arsim, sigurim social, korniza ligjore, etj. Por ata gjithashtu kanë obligime ndaj shtetit të tyre. Tatimet dhe kontributet e tjera për sistemet e solidaritetit janë mënyra e vetme për të realizuar të drejtat e tyre në mënyrë të duhur.

Qytetarët duan të ngrihen dhe të gjejnë një zgjidhje më të mirë dhe perspektiva të reja në një vend që ende mbetet i prekur nga papunësia, mungesa e kujdesit social, strukturat jo demokratike dhe të korruptuara dhe rrjedhimisht -  rritja e emigrimit dhe largimit i ekspertëve të rinj. Qytetarët duan jo vetëm atë për të cilën kanë të drejtë, por gjithashtu duan të ofrojnë idetë, mbështetjen dhe bashkëpërgjegjësinë e tyre duke kontribuar në politika që janë më të fokusuara në nevojat e qytetarëve dhe të bazuara në arsyen e përbashkët për të ardhmen.

Qytetarët e ndiejnë vendin e tyre si shtëpinë e tyre - dhe për këtë arsye ata duan ta mbajnë dhe të kujdesen për të, sikurse shtëpinë e tyre. Në Kongresin e Parë Nacional të qytetarëve u përcaktuan disa fusha të përpjekjeve politike, të cilat duhet të jenë në fokus - të lidhura me njëra-tjetrën dhe të përfshira në marrëdhëniet e shumëfishta. 

Livestream video link: https://www.facebook.com/FESPrishtina/videos/376874046257226/?t=0 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org