Thursday, 10.05.2018 - Friday, 11.05.2018 - Muzeu i Prishtinës

Kongresi i të Rinjëve

FTESË

Foto: FES Kosova

Kongresi i të rinjëve

E ardhmja ka një zë. Ndaje tëndin! 10. – 11.05.2018, Prishtinë@ Muzeu i Kosovës

Ftesë
Fondacioni Friedrich-Ebert (FES), ju fton në Kongresin e parë Kombëtar të Rinisë së Kosovës, që mbahet nga data 10 – 11 maj.

Të ftuara janë të gjitha organizatat rinore!
Ky Kongres i fton dhe u dëshiron mirëseardhje të gjitha organizatave dhe rrjeteve rinore të Kosovës të cilat janë të interesuara të diskutojnë për sfidat e rinisë së Kosovës, dhe që është më me rëndësi, për tejkalimin e këtyre sfidave me ide të përbashkëta e kreative, inovacion dhe energji rinore.
Në Kongres do të diskutohen këto tema:

• Sfidat në arsim
• Papunësia e të rinjve
• Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje
• Jeta shoqërore dhe kulturore e të rinjve

Fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë
Kongresi Kombëtar do të jetë vetëm një hap i parë për ndërtimin e zërit të përbashkët të rinisë së Kosovës. Diskutimet do të rezultojnë me rekomandime dhe kërkesa të përbashkëta të rinisë. Pas Kongresit, grupet punuese – të krijuara gjatë Kongresit – do të bëjnë përmbledhjen e rezultateve të diskutimit dhe do të prezantohen qëndrime e përbashkëta, e më pas në një formulohet një deklaratë të fuqishme publike, e cila do të konsiderohet të jetë si një zë unifikues i rinisë së Kosovës, dhe si një bazë për një Plan të ardhshëm të Veprimit Rinor.
Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) dëshiron të fasilitojë një platformë afatgjatë për rininë e Kosovës. Prandaj, ne i inkurajojmë të gjitha organizatat dhe rrjetet rinore, dhe grupet që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative.
Të gjitha rezultat e Kongresit dhe –më pastaj- të zhvillimit të ideve, kërkesave etj., do të ndahen me të gjitha organizatat pjesëmarrëse me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes në punën e përbashkët.

Tregu i mundësive – informacion, këmbim, zhvillim i bashkëpunimit
Kongresi Nacional i Rinisë, po ashtu ofron edhe mundësinë për të gjitha organizatat që të ndajnë dhe shkëmbejnë idetë dhe përvojat e tyre në një lloj të “tregut të mundësive”. Ftohen të gjitha organizatat pjesëmarrëse që të paraqesin punën e tyre.

Ftojmë të gjitha organizatat rinore nga e gjithë Kosova që të dërgojnë përfaqësuesit ose delegatët e tyre (nga një për organizatë) për të marrë pjesë në Kongresin e Rinisë. Përkushtimi është pjesë e pranimit të ftesës, pra nga organizatat kërkohet që të dërgojnë përshkrimin dhe synimet e organizatës suaj.
Për pjesëmarrësit që nuk janë me banim në Prishtinë, Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit (biletat e autobusit) dhe të akomodimit (nëse ka nevojë).
Gjuhët e punës së Kongresit do të jenë shqipja, serbishtja dhe anglishtja. Për t’u regjistruar, ju lutemi të plotësoni këtë formë deri me datën 03.05.2018.

Për arsye të organizimit më të mirë ne duhet të dimë numrin e pjesëmarrësve.

Ekipi përgatitor i përberë prej shumë përfaqësuesve të të rinjve, dhe ne si FES e mirëpresim pjesëmarrjen tuaj aktive ë Kongresin e parë të Rinisë!

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org