01.04.2020

Zyra e FES në Kosovë mirëpret Drejtorin e ri

Z. Rene Schlee është emëruar Drejtor i ri i Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung - Zyra në Kosovë.

 

Para se të bashkohej me Friedrich-Ebert Stiftung, Z. Schlee ka punuar për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të Kombeve të Bashkuara (IAEA) për sigurinë ndërkombëtare, duke ofruar asistencë teknike për Shtetet Anëtare në botë. Përveç IAEA, Z. Schlee mbajti pozicione të ndryshme në biznes, akademi dhe think-tanks.

Z. Schlee ka dy diploma masteri. Një në Shkencat Politike, Psikologji dhe Filozofi nga Universiteti i Heidelberg (Gjermani) dhe një në Studimet e Inteligjence Strategjike nga Universiteti Aberystwyth (UK). Kosova është angazhimi i parë për Z. Schlee në Ballkanin Perëndimor dhe ai është i entuziazmuar që të punojë me ekipin e zyrës së FES në Prishtinë, si dhe me organizatat partnere të vjetra dhe të reja.

Stafi i FES-Prishtina është i kënaqur dhe e mirëpret Z. Schlee si drejtor të ekipit dhe mezi pret që bashkërisht të implementojnë projekte që synojnë promovimin e social demokracisë brenda Kosovës dhe rajonit.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org