28.06.2019

Akademia Politike 2019

Cilat janë vlerat themelore të socialdemokracisë? Dhe si mund ta përkthejmë lirinë, barazinë, solidaritetin dhe drejtësinë në politikën ditore? Gjatë një trajnimi nëntëditor nga data 28 qershor e deri më 6 korrik, aktivistët e rinj kishin mundësinë që të mësonin dhe diskutonin mbi parimet e socialdemokracisë në Akademinë Politike të FES-it për vitin 2019 të mbajtur në Kosovë, me ligjërues të ndryshëm dhe përfaqësues të partive politike. Trajnimi filloi me një ligjëratë mbi socialdemokracinë përpara se të shkohej më thellë në lidhjen e socialdemokracisë me rrafshin ekonomik. Pjesëmarrësit analizuan modele të ndryshme ekonomike, punuan në fuqitë dhe dobësitë e modelit ekonomik dhe i ushtruan shkathtësitë e tyre të negocimit duke e marrë rolin e qeverisë, sindikatave dhe përfaqësuesëve nga sektori privat.

Pjesa e tretë e Akademisë Politike i trajnoi pjesëmarrësit për organizimin e fushatave politike. Duke filluar nga përcaktimi i qartë i problemit me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, duke menduar për grupet e synuara, duke identifikuar strukturat mbështetëse dhe kundërshtarët dhe duke krijuar një kornizë të përshtatshme kohore të gjithë mësuan shumë për përbërësit që mundësojnë një fushatë politike të mirë dhe efektive! Më tej, u diskutua edhe për procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe kontekstin e sigurisë rajonale, por edhe për ndikimet që vijnë nga aktorët e jashtëm në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Akademia Politike përfundoi me një punëtori-teatër duke përdorur metodat e shfaqjes së atyre që janë të shtypur, dhe me një Forum teatror për të vënë në dyshim sfidat ekzistuese në Kosovë. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Ul. Pashko Vasa 23
10000 Priština
Republika Kosovo

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org