Anibar Animation Festival - Kosova që Duam!

Dita e dytë e festivalit filloi me prezantimin e platformës Kosova që Duam nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office .

Platforma "Kosova që ne duam" ka për qëllim që të nxis të gjithë të punojnë bashkarisht për ti siguruar cdo qytetari të Kosovës: të drejtat e njeriut, siguri sociale dhe përfshirje, zhvillim ekonomik, kushte më të mira për jetesë dhe vende pune. 
Prezentimi i platformës i parapriu fillimit të punës në katër punëtoritë e animacionit që do të mbahen përgjatë festivalit. Qëllimi i prezentimit të platfomës është nxitja e trajtimit të këtyre temave nga ana e pjesëmarrësve në punëtoritë e festivalit përgjatë ditëve të ardhme.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org