Aktivitetet Rajonale

Kjo foto tregon Forumin e Shoqërisë Civile në Prishtinë, një aktivitet i përqendruar te promovimi i edukimit politik dhe pjesëmarrjes së të rinjve.
Creator: FES Kosovo

Dialogu Rajonal për Evropën Juglindore

Pas më shumë se një dekade të angazhimit në Evropën Juglindore, FES-i e pranon se sfidat dhe problemet me të cilat ende ballafaqohet ky rajon mund të zgjidhen më së miri përmes një kornize të rajonale të përbashkët. Përkushtimi ynë për avancimin e interesave thelbësore të konsolidimit demokratik, drejtësisë sociale dhe ekonomike dhe paqes përmes bashkëpunimit rajonal, që nga viti 2015 është fuqizuar përmes themelimit të një infrasturukture për bashkërendimin e punës rajonale të FES-it nga Sarajeva, Bosnjë dhe Hercegovinë: Dialogu Rajonal për Evropën Juglindore (Dialogu i EJL).

Dialogu i EJL mundëson analiza të sfidave të përbashkëta në rajon dhe zhvillon programe dhe aktivitete rajonale të përshtatshme në bashkëpunim me zyrat përkatëse të FES-it. Puna e jonë zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me kolegët dhe partnerët nga i gjithë rajoni. Aktivitetet implementohen bashkërisht dhe mbikëqyren qoftë nga një zyrë e FES-it ose Dialogu i EJL-së. Iniciativat tona rajonale udhëhiqen përgjatë këtyre tri linjave të punës:

Faqja e jonë e internetit ofron informacion për projektet individuale në kuadër të këtyre tri linjave të punës, dhe iniciativat e ardhshme.

Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogu Social

Projekti rajonal i FES-it për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogu Social për Evropën Qendrore të Lindjes dhe Evropën Juglindore gjendet në Bratisllavë, por që i ka degët e zyrës edhe në Beograd e Varshavë.

Që nga vitet 2000 dhe sidomos pas krizës financiare globale dhe krizës ekonomike të vitit 2008, ne kemi qenë dëshmitarë të një dobësimi fundamental të dimensionit social të Evropës. Në shumicën e shteteve të rajonit ne mund të vërejmë trende të ngjashme: një zvoglim të shtetit të mirëqenies, një rënie të shkallës së mbulimit të marrëveshjeve kolektive, një rritje të kushteve të vështira të punës dhe sulme ndaj të drejtave të sindikatave. Për rrjedhojë, konvergjenca e standardeve sociale, pagave dhe përfundimisht edhe e kushteve të jetesës mes shteteve më të pasura dhe atyre më të varfëra në Bashkimin Evropian dhe fqinjësinë e tij janë duke stagnuar ose duke u kthyer prapa.

Në përgjigje të këtyre sfidave, projekti ynë e mbështetë avancimin e kapaciteteve dhe njohurive të sindikatave për dimensionin social evropian, nxitjen e rrjeteve në mes të sindikatave në rajon dhe Gjermani, zhvillimin e sindikatave duke organizuar strategji për sektorë të ndryshëm, dhe promovim të pjesëmarrjes së anëtarëve të rinj nëpër sindikata.

Lajmet dhe ngjarjet më të fundit

  • Ngjarje

Punëtoria Future of Economy Alumni në Tiranë

Me datat 13–16 nëntor, FES Kosova organizoi punëtorinë Future of Economy Alumni Workshop në Tiranë, duke mbledhur të rinj profesionistë nga rajoni për katër ditë mësimi, shkëmbimi dhe zhvillimi të ideve.

  • Ngjarje

Fuqizimi Financiar i Grave të Mbijetuara të Luftës

Aktiviteti për fuqizimin financiar të grave të mbijetuara të luftës, i organizuar në bashkëpunim me Medica Gjakova, synoi të nxisë një shoqëri përfshirëse përmes integrimit të grave të margjinalizuara në jetën publike.

  • Ngjarje

Kampi Rinor “Rewrite” - Dekonstruktimi i burrërisë

Kampi Rinor “Rewrite”, i organizuar në partneritet me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe SIT, ishte një program treditor (26-28 Gusht, 2025) që mblodhi të rinj e të reja nga e gjithë Kosova për të diskutuar mbi maskulinitetin, normat...