Thursday, 07.12.2017 - Friday, 08.12.2017

Forumi i Shoqërisë Civile Prishtinë

FShC Prishtinë është mbajtur më 7- 8 dhjetor 2017 në Prishtinë, Kosovë, duke tubuar anëtarë të shoqërisë civile nga i gjithë rajoni për të diskutuar për problemet shqetësuese.

FShC Prishtinë është mbajtur më 7- 8 dhjetor 2017 në Prishtinë, Kosovë, duke tubuar anëtarë të shoqërisë civile nga i gjithë rajoni për të diskutuar për problemet shqetësuese.: Si mundet shoqëria civile me pasë ndikim më të fuqishëm në procesin e anëtarësimit në BE? Kush mund të monitoroj zbatimin e marrëveshjeve? Si mund të bëhen më transparente dhe më përfshirëse negociatat rajonale? Cilët janë hapat e radhës në përgatitje për samitet e ardhshme politike? Çfarë nevoitet për të siguruar një dialog të strukturuar në mes të aktorëve nga shoqëria civile e Evropës Juglindore në të ardhmen? Si mund të bashkëpunojnë aktorët e shoqërisë civile në krijimin e një agjende progresive, me fokus në problemet shqetësuese për qytetarët dhe që qeveritë të mbahen më llogaridhënëse? Qëllimi i takimeve të Samitit të Forumit të Shoqërisë Civile nga Ballkani Perëndimor është krijimi i dialogut mes qeverive, shoqërisë civile, dhe përfaqësuesve të BE-së, për të lehtësuar dhe informuar Procesin e Berlinit si dhe integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Me një të ardhme të paqartë për Procesin e Berlinit dhe me afrimin e Samitit të Londrës, Friedrich-Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin dhe ERSTE-Stiftung, organizuan edhe një tjetër Forum Rajonal të Shoqërisë Civile, kësaj radhe në Prishtinë. FShC Prishtina ka ofruar një platformë për paraqitje më të zëshme të shqetësimeve, kritikave dhe ideve të reja, në mënyrë që të hartohen strategjitë për thellimin e pjesëmarrjes dhe të ndikimit të shoqërisë civile në Procesin e Integrimit Evropian dhe të bashkërendimit të këtij procesi në nivel rajonal. Një raport pasues me dokumentimin e kësaj ngjarje gjendet më poshtë.

Dosje të ngjashme

Raporti nga Forumi i Shoqërisë Civile


Foto Galeria


Shikoni videot e forumit të shoqërisë civile në Prishtinë

Data privacy notice for the video

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org