Fillet e politikave të reja industriale: kornizë e cila mundëson transformimin ekonomik të Kosovës është tema e cila u diskutua me studentët e Universitetit të Prishtinës dhe Alumni të Akademisë Politike të FES. Edison Jakurti, autor i Studimit Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën, prezantoi indeksin e përparësise krahasuese të Kosovës karshi shteteve tjera dhe rezultatet e dala nga ky hulumtim. Znj. Valbone Dushi, Drejtoreshë e Departamentit të Industrisë në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësise (MINT) njoftoi pjesëmarrësit mbi hulumtimet e realizuara nga Departamenti i Industrisë për industritë e veçanta, gjersa Ministria është duke përgatitur Strategjinë e re nacionale për industrinë në Kosovë.
Me studentët dhe Alumni u trajtuan temat të ndërlidhura me industritë me perpsektivë në Kosovë të cilat zvogëlojnë hendekun e pabarazisë, përfshirë politikat e punësimit, përfshirja e të rinjve në politikat publike dhe politikat fiskale.
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës