29.06.2018

Youth Summer Camp - Reportazh

" Together in Europe"

Me qëllim të socializmimit të të rinjëve në Ballkanin Perendimor, FES (FriedrichEbert- Stiftung) ka mbajtur një kamp pesë ditorë, me temën ‘Demokracia Sociale’, në Durrës të Shqiërisë.

Pjesë e këtij kampi ishin të rinjët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëra, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Të gjitha vendet përmes prezantimeve të tyre paraqiten vendet ku jetojnë, duke treguar se me çfarë sfidashë përballen të rinjët dhe si do të duhej që ajo gjendje të ndryshoj në vendet ku ata jetojnë.

Temat që më së shumti janë diskutar gjatë gjithë trajnimit me të rinjët e këtyre vendeve ishin, roli i të rinjëve në përmisimin e situatave problematike në vendin e tyre, papunësia, kapja e medias nga shteti, korrupsioni, integrimi në BE, mungesa e drejtësisë.

Diskutimi kryesor u bë mbi ‘Demokracinë Sociale si ideologji, politikat e saj nëvendet e Ballkanit Perendimor.

Po ashtu ata përmes disa tryezave paraqiten veshjet kulturore dhe ushqimet e vendeve të tyre, që ishte një eksperiencë shumë e mirë për secilin pjesëmarrës.

Por, më e veçanta për të gjithë pjesëmarrsit në këtë kamp ishte socializimi mes tyre dhe shkëmbimi i përvojave, duke u njohur nga afër me kulturën, jetën sociale, ekonomike dhe poltike. Interesante ishte se të gjithë të rinjt, pavarsishtë vendit nga i cili vinin, ndanin të njëjtat shqetësime apo problematika per vendin e tyre.

Këta të rinj pavarsisht që vinin nga vende të ndryshme, ishin të njëjtë nga të drejtat që kërkonin.

Sa i përket termit të ‘Demokracisë Sociale’, pjesëmarrësit patën mendime të ndryshme.

Grejsi Bixhi nga Shqipria demokracinë sociale e sheh si: ideologjië që ka si qëllim të mbështes ekonominë, politikën dhe çështjet sociale që janë drejtesia, liria, barazia dhe solidariteti.

Jetmir Fazliu nga Maqedonia mendon që: Demokracia Sociale është një politikë sociale dhe ekonomike. Ai tha se ato janë ngusht të lidhura me sindikatat dhe fuqinë punëtore të organizuar. Demokracia sociale  ka për qëllim që shoqëria ta ketë një dinamizim jo vetëm të bashkepunimit shoqëror por në anën tjetër, atë të  dinamizimit  të sistemit ekonomik që të prodhojë mirëqenje për qytetarët.

Ndërsa Ljiljana Jokic nga Mali i Zi, mendon që ka definicione të ndryshme për konceptin e Demokracisë Sociale, por, ajo thotë që për të ky është një term që përfshinë të njëjtatë fjalë, si sllogani i Revulicionit Francez, ‘Liri, Barazi, Vëlazëri’

Ndërsa për Edi Bushatin nga Kosova Demokracia Sociale është një sistem socialist i arritur përmes mjeteve demokratike. Sipas tij kjo është ideologji politike, sociale dhe ekonomike mbështet nderhyrjet ekonomike dhe sociale tw shtetit nw biznes për të promovuar drejtesinë shoqërore.

Njëjtë demokracinë sociale e sheh edhe Aleksandar Pavic nga Serbia, e cila thotë se për të Demokracia Sociale është futja e një sistemi demokratik të vendimmarrjes, drejtësisë dhe barazisë sociale.

Në anën tjetër pjesëmarrësit folën për atë se çka kanë pritur nga ky trajnim dhe se a janë përmbushur pritshmërit e tyre.

Edi Bushati nga Kosova tha që pritshmeritë e tij ishin një diskutim i shëndosh mes pjesëmarrësëve nga Ballkani Perendimor, rrjetezim, socializim, njohje të kulturave si dhe shtjellimi i koncepteve te social demokracisë. “Me sinqeritetin më të madh mund te them se këto janë përmbushur” tha ai.

E po të njëjtit mendim është edhe Grejsi Bixhi nga Shqipëria e cila tha “qëllimi im në këtë kamp ishte socializimi me të rinjt që vinin nga shtetet e tjera, shpërndarja e eksperincave lidhur me situatata të ngjashme midis shteteve tona. Sa i përket asaj se a janë arritur qellimet e mia, përgjigjja ime është patjetër që “PO”.

Ndërsa Aleksandar Pavic nga Serbia thotë se: Pritshmërit e mia ishin të mësoja diçka, të dëgjoja  mendimet e njerëzve nga rajoni, si është  situata me ta, të shkëmbejmë mendime dhe të njihemi me njëri-tjetrin. Unë sinqerisht ndryshova këndin se si i shoh disa gjëra duke u nisur nga një iniciativë, duke zbuluar disa gjëra të reja rreth politikës në rajon, duke mësuar se si të ngrihen në situata konkrete dhe si të nxiten njerëzit. Por për mua, pasuria më e madhe wshtw tw njihem me njerëz të rinj. Dhe unë mendojë se aty në kamp ishin liderët e ardhshëm politik dhe shoqëror të rajonit.

Të realizuara pritshmërit e tij nga ky kamp i cilëson edhe Jetmir Fazliu nga Maqedonia, ai tha se pritshmëritë e mia në këtë kamp dolën siç e kisha planifikuar dhe unë, sepse si temë që mendoja se duhet të diskutohet më së shumti ishte rinia dhe papuënsia e tyre. Në këtë drejtim është diskutuar shumë dhe si përfundim të gjithë bashkërisht u dakorduam se në vendet e Ballkanit Perëndimor mbizotron papunësi e madhe, politizim i skajshëm i administratës shtetërore , jo transparencë, etj.

Edhe Lejla nga Mali i Zi, thotë që janë përmbushër pritshmërit e saj nga ky kamp. “Ajo me çka unë jam e kënaqur është me super organizatën FES dhe të rinjtë e ‘shëndetshëm’. Mendojë që qëllimi i këtij kampi është përmbushur edhe me anën e ligjeratave kualitative nga ligjeruesit dhe gjithashtu me lidhjen dhe familajrizimin e të rinjve duke u socializuar dhe krijuar një rrjet të të rinjve të shëndetshëm, që tashmë janë duke punuar në progresin e vendeve të tyre dhe jam e sigurt që do të vazhdojnë të punojnë në këtë mënyrë.

Nga krejt ky konkludim mund të themi se të rinjtë e gjashtë vendeve të Ballkanit e kanë parë më se të arsyeshëm këtë kamp 5-ditorë dhe shumë të rëndësishëm për ta dhe për  përmirësimin e jetës për të rinjtë në vendet ku jetojnë.

Disa pjesëmarrës shprehin dëshirën që ky kamp të vazhdojë në vende të tjera me po të njëjtit pjesëmarrës, në mënyrë që ata të njohin njëri-tjetrin më mirë dhe kulturatë e vendeve të tyre.

Një mundësi e mirë për përmisimin e marrëdhënieve për gjeneratat e reja ishte edhe socializimi mes të rinjëve, në mënyrë që t’i minimizojnë barrieratë që ekzistojnë në mes tyre, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme mos të kenë armiqësi, po të jenë miq në mes vete, duke i përfunduar të gjitha proceduarat ligjore dhe morale që kanë mbetur nga e kaluar në mes këtyre shteteve.

Shkroi: Albanë Talla - Pjesëmarrëse në Youth Summer Camp

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org