16.06.2025

AI dhe e Ardhmja e Punës: Aftësitë, Ndikimet Sociale dhe Etike

Me datat 13–14 Qershor 2025, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung Kosova, në bashkëpunim me Activism Roots, organizoi trajnimin “AI dhe e ardhmja e punës: aftësitë, ndikimet sociale dhe etike” për të rinjtë nga Gjakova, Peja dhe Prizreni. Pjesëmarrësit eksploruan se si Inteligjenca Artificiale po transformon botën e punës dhe si të përgatiten me njohuri, etikë dhe kreativitet.

Ata mësuan si të përdorin AI për zhvillimin e ideve inovative, analizimin e tregut dhe ndërtimin e karrierave konkurruese në epokën digjitale, duke reflektuar gjithashtu mbi ndikimet sociale dhe dilemat etike të teknologjisë.

Ngjarja synoi të pajiste të rinjtë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u përballur me sfidat e tregut të punës të së ardhmes dhe për të rritur mundësitë e tyre për sukses profesional.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de