26.05.2024

Akademia Politike 2024

Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizoi dhe zhvilloi Akademinë Politike të 14-të nga 26 deri më 31 maj 2024.

Gjatë kësaj jave intensive, pjesëmarrësit u angazhuan thellësisht me tema të ndryshme që kanë një impakt të thellë në stresa të ndryshme shoqërore.

 

Duke përfituar nga një varg i gjerë ekspertësh, pjesëmarrësit fituan njohuri të çmuara. Armend Bekaj, Profesor në Universitetin e Uppsala-s, ligjerojë për ideologjitë politike dhe gjendjen e demokracisë, ndërsa Edison Jakurti shqyrtoi teoritë themelore ekonomike. Enis Sulstarova ofroi një pasqyrë të përgjithshme të historisë të së majtës dhe së djathtës në Ballkan, ndërsa Visar Imeri e zhvillojë një diskutim mbi demokracinë sociale në Kosovë. Gjithashtu, Anton Vukpalaj ndau ekspertizën e tij mbi drejtësinë tranzicionale në Kosovë, e cilla u plotësua me një vizitë në Qendrën për Dokumentim në Kosovë, ku pjesëmarrësit të Akademisë Politike u angazhuan në diskutime me një përfaqësues nga Fondi për të Drejtën Humanitar në Kosovë.

 

Jeta Loshaj dhe Ramadan Ilazi ndriçuan temën e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Ardiana Gashi shqyrtoi kompleksitetet e migracionit dhe implikimet e tij për Kosovën. Rinor Hoxha drejtoi një ushtrim mbresëlënës për vlerësimin e ndikimit të dispozitave ligjore, duke ofruar pjesëmarrësve njohuri të çmuara në lidhje me efektet të legjislacionit në fusha të ndryshme. Gjatë një udhëtimi grupor në Prevallë, pjesëmarrësit diskutuan konceptin e transicionit të drejt klimatik me Xhevdet Gegollaj. Java përfundoi me një diskutim të drejtuar nga Rozafa Jahaj mbi drejtësinë gjinore në Kosovë.

 

Duke përfituar nga ky rezervuar i pasur i njohurive, pjesëmarrësit do të zgjedhin tani tema specifike dhe do të zhvillojnë analiza politike. Këto do të prezantohen në shtator 2024, duke shënuar kulmin e Akademisë Politike të këtij viti.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org