Për arsye teknike, afati për dorzimin e ofertave per këtë këtë thirrje të hapur shtyhet deri më 30 Shtator.
Afati i lajmerimit të fituesit të thirrjes do të jetë 10 Tetori.
Afati i dorëzimit të të dhënave të mbledhura dhe raportit preliminar do të jetë 10 Nëntori.
Sfondi
Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) po e ndërmerr iniciativën për të kryer një studim empirik mbarëkombëtar mbi gratë në Kosovë, për të fituar njohuri analitike mbi perceptimet, përvojën, pritjet dhe qasjet e grave drejt ndryshimit të realiteteve. Studimi do të përcaktojë sfidat me të cilat gratë po përballen brenda familjeve të tyre, mjediseve të punës dhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare. Raporti i vendit do të bazohet në sondazhin e pavarur, modern e përfaqësues, i cili do të kryhet gjatë muajve gusht-shtator 2021. Subjekti kontraktues është Fondacioni Friedrich-Ebert - Zyra në Prishtinë. Fondacioni Friedrich-Ebert -Zyra Prishtinë u bën thirrje institucioneve dhe kompanive hulumtuese që të shprehin interesin e tyre për t'u bërë partnerë kërkimorë në këtë përpjekje. Afati per aplikim është 25 Shtator ora 17.00h.
Objektivat
Studimi do të synojë identifikimin e besimeve, qëndrimeve, perceptimeve, sjelljes dhe aspiratave të grave në Kosovë, duke u bërë faktorë të ndryshimit. Studimi supozohet të inkurajojë debatin publik dhe të sigurojë një analizë të thellë të kushteve me të cilat përballen gratë në vend dhe vizionin e tyre për të ardhmen.
Më konkretisht, FES-i është i interesuar për
Metodologjia
Studimi do të përdorë një qasje të metodave të përziera, me metoda sasiore dhe cilësore të mbledhjes së të dhënave me të dhëna parësore dhe dytësore. Në mënyrë të veçantë, do të përdoren teknikat e mëposhtme të mbledhjes së të dhënave:
Pyetësori i sondazhit do të mbulojë temat e mëposhtme:
Zyra e FES-it në Prishtinë do të zhvillojë pyetësorin së bashku me institucionin /ose autorët e zgjedhur kërkimor.
Detyrat
Zyra e FES-it në Prishtinë ruan të drejtën të refuzojë raportet dhe të kërkojë përditësime, si dhe të ndalojë pagesën për shkak të cilësisë gjuhësore të dobët ose analizave dhe rezultateve të papërshtatshme.
Kriteret:
Aplikacioni duhet të përmbajë sa vijon:
Afati
Afati i fundit për aplikim 25 Shtator 2021
Dhënia e Kontratës 30 Shtator 2021
Dorezimi i raportit nga anketa (Raporti me rezultatet , tabelat, grafikat) 25 Tetor 2021
Dorëzimi
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës