16.09.2021

Thirrje e Hapur për Mbledhjen të Dhënave të Sondazhit

Fondacioni Friedrich-Ebert-Zyra në Prishtinë u bën thirrje institucioneve kërkimore, kompanive, qendrave të studimit dhe OJQ-ve, të shprehin interesin e tyre për t'u bërë partnerë kërkimorë në këtë përpjekje.

Për arsye teknike, afati për dorzimin e ofertave per këtë këtë thirrje të hapur shtyhet deri më 30 Shtator.

Afati i lajmerimit të fituesit të thirrjes do të jetë 10 Tetori.

Afati  i dorëzimit të të dhënave të mbledhura dhe raportit preliminar do të  jetë 10 Nëntori.

Sfondi

Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) po e ndërmerr iniciativën për të kryer një studim empirik mbarëkombëtar mbi gratë në Kosovë, për të fituar njohuri analitike mbi perceptimet, përvojën, pritjet dhe qasjet e grave drejt ndryshimit të realiteteve. Studimi do të përcaktojë sfidat me të cilat gratë po përballen brenda familjeve të tyre, mjediseve të punës dhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare. Raporti i vendit do të bazohet në sondazhin e pavarur, modern e përfaqësues, i cili do të kryhet gjatë muajve gusht-shtator 2021. Subjekti kontraktues është Fondacioni Friedrich-Ebert - Zyra në Prishtinë. Fondacioni Friedrich-Ebert -Zyra Prishtinë u bën thirrje institucioneve dhe kompanive hulumtuese që të shprehin interesin e tyre për t'u bërë partnerë kërkimorë në këtë përpjekje. Afati per aplikim është 25 Shtator ora 17.00h.

Objektivat

Studimi do të synojë identifikimin e besimeve, qëndrimeve, perceptimeve, sjelljes dhe aspiratave të grave në Kosovë, duke u bërë faktorë të ndryshimit. Studimi supozohet të inkurajojë debatin publik dhe të sigurojë një analizë të thellë të kushteve me të cilat përballen gratë në vend dhe vizionin e tyre për të ardhmen.

Më konkretisht, FES-i është i interesuar për

  • kontributin e grave në zhvillimin demokratik të shoqërisë
  • kontributet dhe rekomandimet potenciale për zhvillimin e grave dhe të politikave sociale brenda vendit, lidhur me temat nga fusha e arsimit, punësimit, familjes dhe mundësive të barabarta, antidiskriminimit, politikës, sigurisë dhe migrimit.
     

Metodologjia

Studimi do të përdorë një qasje të metodave të përziera, me metoda sasiore dhe cilësore të mbledhjes së të dhënave me të dhëna parësore dhe dytësore. Në mënyrë të veçantë, do të përdoren teknikat e mëposhtme të mbledhjes së të dhënave:

  • Një sondazh përfaqësues kombëtar i bazuar në një pyetësor të zhvilluar nga FES-i
  • Disa intervista, me gra nga prejardhje të ndryshme shoqërore, të zgjedhura nga hulumtuesit, për të marrë një pasqyrë cilësore për temën e studimit
  • Disa fokus grupe përkatëse, të rëndësishme për studimin
  • Përdorimi i burimeve dytësore

Pyetësori i sondazhit do të mbulojë temat e mëposhtme:

  • Vlerat, feja dhe besimi
  • Jeta familjare dhe shoqërore
  • Arsimi dhe Punësimi
  • Politika dhe Pjesëmarrja
  • Çështjet e personalitetit dhe shëndetit
  • Siguria dhe të qënit e Sigurt
  • Tema shtesë (opsionale, specifike për vendin)

Zyra e FES-it në Prishtinë do të zhvillojë pyetësorin së bashku me institucionin /ose autorët e zgjedhur kërkimor.
 

Detyrat

  1. Kryeni një studim në terren
  2. Krijoni një bazë të dhënash të pastër me të dhënat e mbledhura.
  3. Mbledhja e të dhënave të dëshmive sipas nevojave të studimit dhe etikës hulumtuese.
  4. Prodhoni rezultate statistikore dhe analiza të të dhënave bazuar në pyetjet hulumtuese dhe metodologjinë e studimit.
  5. Prodhoni tabelat dhe grafikat për secilën pyetje të sondazhit.

Zyra e FES-it në Prishtinë ruan të drejtën të refuzojë raportet dhe të kërkojë përditësime, si dhe të ndalojë pagesën për shkak të cilësisë gjuhësore të dobët ose analizave dhe rezultateve të papërshtatshme.
 

Kriteret:

  • Përvoja e dokumentuar në hulumtimin cilësor dhe sasior të hulumtimeve përmes sondazhit me mostra të mëdha
  • Aftësitë dhe përvoja e dokumentuar e analizës statistikore

Aplikacioni duhet të përmbajë sa vijon:

  • Një propozim për hulumtimin e sondazhit dhe metodat e mbledjes së të dhënave, afatin kohor dhe procedurën.
  • Mostra dhe procedura e marrjes së mostrës.
  • Burimet njerëzore dhe procedurat për mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e procesit.
  • Procedurat për rezultatet dhe grafikët.
  • Një listë referencash me kontakte të plota.
  • Nëse është e zbatueshme, informacioni i përgjithshëm mbi institucionin, maksimumi 1 faqe.
  • CV-ja e personit përgjegjës dhe hulumtuesve ga ekipi
  • Propozimi buxhetor

Afati

Afati i fundit për aplikim  25 Shtator 2021

Dhënia e Kontratës           30 Shtator 2021

Dorezimi i raportit nga anketa (Raporti me rezultatet , tabelat, grafikat)    25 Tetor 2021
 

Dorëzimi

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Ul. Pashko Vasa 23
10000 Priština
Republika Kosovo

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de