"Fuqizimin e rolit të të rinjëve në vendimmarrjen lokale"

Punëtoria zhvillojë punimet nga 27 – 29 Korrik 2018 në Bogë, Pejë

 

U zhvillua punëtoria tre ditore me të rinjët e Komunës së Lipjanit në lidhje me fuqizimin e rolit të të rinjëve në vendimmarrjen lokale. Qëllimi i kësaj punëtorie është që të rinjtë nga të gjitha komunitetet e Komunës së Lipjanit të bëhen pjesë e vendimmarrjes duke prioritetizuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Kjo punëtori është pjesë e një prej fushave strategjike të Kongresit Nacional të të Rinjëve të Kosovës për të fuqizuar të rinjtë në procese të vendimmarrjes publike. Punëtoria është mbështetur financiarisht nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe është implementuar nga Qendra e Rinisë Lipjan (LYC).

Pas perfundimit te kesaj punëtorie do te përpilohet një dokument i cili përfshin sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen të rinjët e kësaj komune. Për më tepër, ky dokument përmban kërkesa konkrete të cilin të rinjët pjesëmarrës do t'ia dërgojnë Komunes së Lipjanit për zbatim.


Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de