E ardhmja e Ekonomisë 2023

Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizoi edicionin e dytë të Programit Future of Economy nga 15-20 tetor 2023 në Brezovicë, Kosovë.

Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizoi edicionin e dytë të Programit Future of Economy nga 15-20 tetor 2023 në Brezovicë, Kosovë. Ky event mblodhi ekonomistë të rinj dhe individë të talentuar për të diskutuar një sërë temash. Këto përfshinin pabarazinë, bashkëpunimin ekonomik rajonal, menaxhimin e aseteve shtetërore, ekonominë politike të mirëqenies sociale, negociatat tregtare, ekonominë qarkore, tranzicionin e gjelbër dhe sfidat në zhvillim.

 

Programi ofroi një platformë për shkëmbim me ekspert të shquar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Republika Çeke dhe Bashkimi Evropian. Duke përfshirë kontekstin e bashkëpunimit rajonal, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhoheshin në mënyrë interaktive përmes simulimeve dhe raste studimore të ndryshme, punës në grupe dhe një vizite në një kompani panelesh diellore.

 

Pjesëmarrësit tani janë pjesë e Rrjetit Alumni të Future of Economy. Me këtë rrjet, FES Kosova do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik rajonal, të lehtësojnë proceset e integrimit dhe të ndërtojnë një ekonomi më të mirë për të gjithë.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de