Wednesday, 23.05.2018 - Wednesday, 23.05.2018 - Hotel Emerald

Kongresi Nacional - KOSOVA QË NE DUAM

Go to event

Më datë 23 maj, Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) ka qenë nikoqir i Kongresit të parë nacional “Kosova si e duam ne”.

Të ftuara kanë qenë të gjitha organizatat nga shoqëria civile, sindikatat si dhe partitë dhe politikanët me orientim social. Rreth 200 persona, përfaqësues nga organizatat nacionale dhe lokale të shoqërisë civile, të sindikatave dhe partive kanë marrë pjesë në këtë Kongres. Tema kryesore e Kongresit ishte zhvillimi i molisur ekonomik dhe social i Kosovës dhe si duhet të bëhen ndryshimet e mundshme për një të ardhme më të mirë të vendit.

Kongresi i parë Nacional ishte hapi i parë i fokusimit në përgjithësi për nevojat kryesore të pothuajse gjithë kosovarëve: si të zhvillohet një ekonomi e cila është e qëndrueshme, konkurruese në rajon dhe që sjell vende të mira të punës; si të arrijmë së paku minimumin e standardeve për siguri sociale dhe jetesë më të mirë. 

Të gjithë pjesëmarrësit, nëpër grupe punuese i kanë përshkruar udhëzimet për një program të përbashkët i cili mund të konsiderohet si “program qeverisës” për politika tjera në vend. Kjo është thelluar më shumë në grupet punuese të cilat i zhvilluan udhëzimet e para në mënyrë reciproke për të arritur vetëm – një zë, për dhe nga qytetarët. Më tutje, Kongresi filloi me zhvillimin e një udhërrëfyesi  për të zbatuar këtë program, i cili në mënyrë aktike e përfshin çdo organizatë pjesëmarrëse, çdo sindikatë ose parti në vendin e vet, por me një qëllim dhe zë të përbashkët.

Programi do të nxjerr përgjigjet për të pasur:

Ø  Sistem të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët – i përballueshëm dhe efikas.

Ø  Sistem të arsimit modern – i lidhur me botën e punës dhe zhvillimin ekonomik.

Ø  Standard minimal, por të denjë të sigurisë sociale për të gjithë qytetarët – sipas standardeve të BE-së.

Ø  Zhvillim ekonomik të qëndrueshëm – i ndërtuar nga shkathtësitë dhe ndërmarrësia

Ø  Kornizë demokratike për pjesëmarrje efektive dhe gjithëpërfshirëse të qytetarëve në nivelin qendror dhe atë lokal.

Procesi i zhvillimit do 

Go to event

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de