22.12.2022

Kufizimet dhe perspektiva e marredhenieve ekonomike mes Republikes se Kosoves dhe Serbise

Publikimi i fundit për vitin 2022 paraqet një alternativë të re për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në Kufizimet dhe perspektiva e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, autori Edison Jakurti ofron zhvendosje paradigmatike prej barazisë së mundësive tek drejtësia. Çdo bashkëpunim i ardhshëm duhet t'i konsiderojë pabarazitë që ekzistojnë midis dy ekonomive në mënyrë që të jetë reciprokisht e dobishme.

Bashkëpunimi ekonomik rajonal edhe pse i nevojshëm, nuk ka rezultuar i suksesshëm, me shumë barriera të imponuara tregtare dhe jotregtare. Bilanci tregtar kumulativ dhe vjetor ndërmjet dy vendeve është thelbësisht negativ për Kosovën. Edhe nëse tregtia bëhet pa barriera, nuk do të mjaftonte adresimi i kushteve ekonomike të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore. Ky punim rekomandon një fokus të intensifikuar në progresin brenda vendit të ndërtuar mbi kontruat progresive ekonomike, të kushtëzuar nga vullneti politik.

Punimi është tani në dispozicion në këtë link: https://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/19873.pdf

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de