15.05.2024

Lansimi i analizës politike që fokusohet në Ndikimin Rus dhe Implikimet për Sigurinë nga Lufta në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor

Autorja e studimit, Jeta Loshaj, Menaxhere e Programit në FES Kosova, prezantoi zbulimet e analizës politike. Maksim Samorukov, Research Fellow në Carnegie Russia Eurasia Center, ndau mendimet e tij mbi çështjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, ndjekur nga komentet e Ditmir Bushatit, ish-Ministër i Punëve të Jashtme nga Shqipëria, si dhe nga Dr. Aleksandar Spasov, Profesor i asociuar në Fakultetin e Drejtësisë "Ss Cyril and Methodius" në Maqedoninë e Veriut. Diskutimi në panel u moderua nga Teuta Avdimetaj, Ligjëruese dhe Drejtore e Zhvillimit në RIT Kosovo.

 

Ndërsa Kremlini vazhdon qasjen e tij tradicionale oportuniste në shpërqendrimin e integrimit Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor përmes propagandës dhe ndihmës së disa aktorëve lokalë në rajon, rekomandimet e analizës politike thërrasin për veprime të përbashkëta rajonale, të BE-së dhe NATO-s në zbutjen e përpjekjeve për ndikim të dëmshëm të jashtëm.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de