Autori i editorialit: Dr. Bardha Qirezi
Pandemia COVID-19 ka sfiduar sistemet arsimore kudo në botë duke larguar 91% të nxënësve nga objektet e tyre shkollore. Me sfidë të ngjashme Kosova ishte përballur gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur organizoi mësimin paralel, një shembull unik i mobilizimit qytetar për të mbajtur sistemin arsimor gjallë në kohë të konfliktit dhe luftës.
Në kohë paqeje, për shkak të Pandemisë COVID-19, mësimi po organizohet online në forma të ndryshme. Me një mobilizim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), e-mësimi i regjistruar për klasat 1-9 po shfaqet në RTK dhe Youtube. Në nivelin universitar si dhe në shkollimin parauniversitar privat, mësimi po organizohet përmes platformave moodle, google classroom, google meet, zoom dhe webeex. Vështirësi të theksuar patën shkollat fillore dhe te mesme publike, për shkak të mungesës së digjitalizimit duke përdorur aplikacionet viber, whatsapp e facebook për dorëzimin e detyrave.
Në Kosovë penetrimi iinternetit është vazhdimisht në rritje dhe mbi 90% për të gjitha grupmoshat dhe pa dallim nga vendet urbane dhe rurale (Kantar, 2019). Sipas Kantar (2019), 97% e popullatës kanë qasje në telefoni mobile, 37% kanë Smart TV, 30% kanë tablet, 39% kanë kompjuter dhe 48% kanë llaptop. Kosovarët qasen në internet më së shumti përmes telefonave mobil (74%), kurse arsyet kryesore të qasjes janë: komunikimi (93%), dëgjimi i muzikës (37%), leximi (35%), dëgjimi i lajmeve (22%), studimi dhe kërkimi (18%). Platformat më të përdorura janë viber (85%), facebook (67%), dhe instagram (51%). Rrjedhimisht, mund të konstatohet që teknologjia në shumicën e rasteve përdoret për komunikim dhe media sociale duke treguar një përdorim të ulët për qëllime arsimore.
Në diskutim u potencua se Kosova si dhe shtetet tjera kanë kaluar online pa pasur udhëzime për një organzim të tillë dhe se bota ka qenë e papërgatitur për një situatë të tillë, sidomos në nivelin e arsimit parauniversitar. Megjithatë, duke pasur parasysh emergjencën, si dhe pasigurinë se sa do të zgjasë pandemia apo nëse do të ketë valë të dytë të pandemisë dhe mirëmbajtje të distancës sociale në muajt në vijim, potenciali teknologjik mund të përdoret për qëllime edukimi dhe të ndikoj në përshpejtimin e digjitalizimit. Me këtë rast, duhet të mendohet për grupet e margjinalizuara që përbëjnë rreth 15% të nxënësve të cilët mund të mos kenë qasje në pajisje ose internet dhe janë të papërfshirë në procesin mësimor.
Folësit u pajtuan që mësimi online, sidomos në mënyrën se si po organizohet, nuk është efektiv për shkak të emergjencës me të cilën u ballafaquan institucionet, duke pasur mungesë të theksuar të ndërveprimit në mes të shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve. Gjatë diskutimit u sugjerua që shkollat të shfrytëzojnë udhëzimet dhe autonominë për të organizuar këtë komunikim dhe ndërveprim, kurse platformat dhe e-mësimi të shfrytëzohen si ndihmesë në këtë organizim. Për këtë arsye u kërkua angazhim më i madh i autoriteteve komunale dhe shkollave si komunitet i nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Nga ana tjetër, u theksua që shkolla pikësëpari është institucion arsimor që duhet të ketë në qendër nxënësin dhe të organizoj një program që është në përputhje me kurikulën, por në kushte të tjera. Nxënësit nuk bën të tejngarkohen, por ata duhet të përkrahen që t’a tejkalojnë këtë krizë. Për sa i përket vlerësimit, u theksua se janë disa skenarë prej organizimit të mësimit shtesë gjatë verës, shtyrjes së vlerësimeve, anulimit të disa vlerësimeve si dhe përshtatje me situatën. Në lidhje me këtë, njëri nga folësit sugjeroi që duhet të bëhen përpjekjet maksimale që mësimi të mos dështoj, dhe rrjedhimisht mos të anulohet viti shkollor, por që të gjinden mekanizma të cilat do të jenë të përshtatshme për kushtet e pandemisë.
Pyetjet e shumta dhe kritika që u parashtruan për përdorimin e platformave, theksonin vështirësitë për qasje në këto platforma nga grupet e margjinalizuara dhe mungesa apo mospërfshirja e të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve në mënyrë dhe nivel të njëjtë. Çështja më e diskutueshme ishte cilësia e materialeve në e-mësim dhe niveli i përfshirjes së shkollave dhe mësimdhënësve në proces duke theksuar problemet e organizimit. U debatua mënyra e dorëzimit të detyrave, leximit dhe angazhimit të nxënësve, zbatimi i mundësisë së shkollimit nga shtëpia i cili parashihet me ligj, por në të njëjtën kohë vështirësia e njohjes së mësimit për shkak të mungesës së përvojës dhe mekanizmave të mbikëqyrjes dhe verifikimit në këtë drejtim. Me gjithë admirimin kundrejt mësimdhënësve dhe organizatave që realizojnë regjistrimin e e-mësimeve, u theksua qe gabimet nuk mund të evitohen për shkak të shpejtësisë së realizimit dhe mungesës së niveleve të ndryshme të kontrollit të cilësisë së materialeve. Pasi që MASHTI nuk mund të sugjeroj vetëm një platformë, shkollat mund të përdorin atë që është me e përshtatshme për ta.
Pjesëmarrësit në diskutim u pajtuan që mësimi online ka qenë zgjidhje emergjente, prandaj fokusi në fazën tjetër është që të zhvillohen udhëzimet tjera, duke përfshirë ato për vlerësim, si dhe të ngritet niveli i kontrollit të cilësisë për mësimin e regjistruar. Po ashtu pati konsensus të gjerë që teknologjia nuk përdoret mjaftueshëm për qëllime arsimore dhe që shkollat duhet të rregullojnë infrastrukturën dhe sistemet komunikuese. Në këtë situatë, duhet të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat që të organizohet mësimi, t’u ofrohet mësimi grupeve të margjinalizuara si dhe të organizohen alternativat për vlerësimet e jashtme.
Si përfundim, edhe pse mësimi mund të mos jetë plotësisht efektiv, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që mësimi të mos anulohet dhe të organizohet mësimi shtesë, përfshirja e grupeve të margjinalizuara dhe aktivizimi i të gjithë mësimdhënësve në procesin mësimor. Menjëherë me normalizimin e situatës, shkollat duhet të fuqizohen dhe të funksionalizojnë sistemin e komunikimit me nxënës dhe prindër në nxitjen dhe mbikëqyrjen e mësimit jo vetëm për këtë pandemi por edhe situatave tjera në të ardhmen. Të përfundohet viti shkollor, me çdo kusht, duke bërë angazhime shtesë, duke përdorur kritere të cilat kanë parasysh planin mësimor dhe kushtet në të cilin është organizuar mësimi. Në nivel të politikave, MASHTI të zhvilloj politikat e një digjitalizimi intensiv në bashkëpunim me komunat.
Rr. Pashko Vasa 23 10000 Prishtinë Republika e Kosovës
+381 (0) 38 600 108kosovo(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/