15.10.2025

Ngritje e vetëdijes në lidhje me kancerin e gjirit- Diskutim Paneli

Diskutimi me temën “Beteja e Dyfishtë: Gratë me Kancer të Gjirit dhe Mbështetja nga Partnerët” u organizua me 15 tetor 2025 në bashkëpunim me OJQ-në CICAT si pjesë e Festivalit Shliroj CICAT, me qëllim rritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e mbështetjes psikosociale nga partnerët.

Ngjarja bashkoi të mbijetuara, eksperte të barazisë gjinore dhe profesionistë të shëndetit mendor për të diskutuar sfidat me të cilat përballen gratë gjatë trajtimit dhe rikuperimit, si në aspektin fizik ashtu edhe emocional. Duke ndarë përvoja personale dhe njohuri profesionale, diskutimi promovoi empatinë, dialogun e hapur dhe kuptimin kolektiv të dimensioneve gjinore të shëndetit dhe kujdesit. Aktiviteti synoi gjithashtu të çstigmatizojë kancerin e gjirit dhe të fuqizojë gratë që të kërkojnë dhe të marrin mbështetje pa ndjerë turp, në përputhje me mesazhin e festivalit se “Trupi s’është i turpit”.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de