16.04.2019

Punëtori me të rinjë" Prioretizimi i çështjeve rinore në Arsim dhe Vendimmarrje në 7 Komuna të Kosovës".

Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office në bashkëpunim me Lipjan Youth Center në kuadër të serisë së aktiviteteve të Kongresit Kombëtar të të Rinjve ka zhvilluar punëtorinë në Arsim dhe Vendimmarrje nga 29 -31 Mars 2019 ne Prizren.

Kjo punëtori është zhvilluar për tre ditë radhazi dhe në të kanë marr pjesë përfaqësues të Qendrave Rinore, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - KVRL, Kuvendet e të Rinjve dhe Organizatave Rinore bashkarishtë me Zyrtarët për Rini nga 7 Komuna të 7 regjioneve të Kosovës. Të rinjtë që kanë marrë pjesë në këtë punëtori kanë qenë nga komuna e Mitrovices, Malishevës, Kamenicës, Klines, Suharekës, Shtimes dhe Obiliçit. Wshtw diskutuar dhe punuar në grupe mbi rekomandimet e dalura nga Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës në fushën e edukimit dhe vendimarrjes për komunat përkatëse. Përmes këtyre diskutimeve është synuar që të rinjtë t’i ndajnë me njëri tjetrin problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, me qëllim të gjetjes së formës më të mirë të adresimit tek institucionet lokale.

Po ashtu ishte një mundësi e mirë që të rinjtë e këtyre komunave të njihen mes vete dhe të jenë sa më të zëshëm në adresimin e kërkesave relevante tek institucionet komunale. Përmesë njohurive të fituara dhe përvojave të ndara, të rinjtë rrisin kapacitetet e tyre për përfshrije në vendimmarrje duke shfrytëzuar instrumentet dhe mekanizmat e duhur për përfaqësim dhe adresim të problematikave në dy fushat e lartëcekura.

Të dalurat nga kjo punëtori do të adresohen përmes shtypjes së një publikimi/fletushke i cili do të iu adresohet këtyre komunave në forme të rekomandimeve përmesë sesioneve informuese në këto dy fusha. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de