07.12.2023

Punëtoria i Alumni të Programit për të Ardhmen e Ekonomisë (FEP)

Nga 7 deri më 9 dhjetor 2023, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) organizoi seminarin e saj të parë për Alumni për Programin e së Ardhmes së Ekonomisë (FEP).

Ky aktivitet tre ditor bashkoi ish-pjesëmarrësit për të analizuar temat të së ardhmes dhe për të zhvilluar aftësi të reja. Seminari filloi me një fjalim frymëzues nga Arta Shehu Zaimi, bashkëthemeluese e jCoders Academy dhe Labbox. Fjalimi i saj mbi revolucionin e Inteligjencës Artificiale (AI) në fuqinë punëtore të sotme i ofroi pjesëmarrësve njohuri të vlefshme mbi ndryshimet organizative të nevojshme për integrimin e suksesshëm të AI gjatë sesionit mbi "Të Ardhmen e Transformimit të Fuqisë Punëtore të Drejtuar nga AI."

 

Dita e dytë e seminarit u përqendrua në të ardhmen e punës dhe të drejtave të punës. Ekspertja e zhvillimit ekonomik Sytrime Dervisholli udhëhoqi një diskutim të gjallë mbi çështjet kryesore të të drejtave të punës, duke theksuar sfidat dhe tendencat në zhvillim gjatë sesionit mbi "Të Ardhmen e Punës dhe të Drejtave të Punës." Shqipe Jashari Sekiraqa, një hulumtuese ekonomike, facilitoi një ushtrim grupi ku pjesëmarrësit zhvilluan ide dhe zgjidhje inovative për tregun e punës.

 

Në ditën e fundit, pjesëmarrësit morën trajnim praktik në teknikat e negocimit dhe zgjidhjen e konflikteve. Paula Garzon, një ekonomiste dhe negociatore ndërkombëtare, udhëhoqi sesionin mbi "Aftësitë e Negocimit dhe Zgjidhjen e Konflikteve," duke mësuar bazat e negocimit efektiv me fokus në zgjidhjet bashkëpunuese të problemeve dhe rezultatet win-win. FES falënderon folësit dhe pjesëmarrësit e angazhuar dhe pret me kënaqësië bashkëpunime të mëtejshme dhe zgjerimin e rrjetit të ekonomistëve të rinj nga Ballkani Perëndimor.

 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org