26.09.2018

Raporti i Kongresit- Kosova Që Ne Duam!

Dokumenti në linkun e mëposhtëm përmban një përmbledhje të ideve dhe informata kthyese nga kongresi i parë i platformës “Kosova që duam”, duke përfshirë edhe punën e bërë gjatë sesioneve të punës në grupe në dhomat e mendimit për pesë fushat kyçe, organizuar më 23.05.2018.

Friedrich Ebert Stiftung (FES) në bashkëpunim me partnerët e vet – MDA (Management Development Associates), Kolegji Riinvest dhe Instituti, IKS (Iniciativa Kosovare për Stabilitet), Kolegji Heimerer, GAP dhe Demokracia + kanë qenë nikoqirë të Kongresit të parë Nacional, të këtij lloji që mbante titullin “Kosova që Ne Duam”, datë 23 maj.

Më shumë se 200 pjesëmarrës, nga fusha dhe perspektiva të ndryshme, të cilët përfaqësonin më shumë se 100 organizata nga shoqëria civile, partitë, sindikatat, ekspertët dhe mediet, kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe ishin mbledhur për të këmbyer pikëpamjet e tyre, idetë dhe dëshirat për një Kosovë ndryshe, që ata duan.

Qytetarët e Kosovës duan që zëri i tyre të dëgjohet dhe sugjerojnë idetë për atë se si mund të punojmë bashkërisht në adresimin e problemeve kryesore me të cilat po ballafaqohet shoqëria e Kosovës, si: siguria sociale, zhvillimi ekonomik dhe punësimi si dhe kushte të dinjitetshme për punë dhe jetë.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de