Me 10 dhe 11 maj 2018, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, ishin mbledhur rreth 100 organizata të të rinjëve, rrjete rinore, organizata studentore, e shumë vullnetarë, për të mbajtur Kongresin e parë të të Rinjve të Kosovës. Në këtë Kongres, u bashkuan të rinjtë për të diskutuar rreth sfidave më të mëdha që i prekin vetë ata, përfshirë këtu katër temat më të spikatura që janë: sfidat në arsim, papunësia e të rinjve, pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje dhe jeta shoqërore e kulturore e të rinjve.
Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të të Rinjve, është ndërtimi i zërit të përbashkët të rinisë së Kosovës, rreth problemeve kryesore të cilat i prekin direkt ata.
Diskutimet në Kongresin e I-rë, kishin për synim nxjerrjen e rekomandimeve dhe kërkesave të përbashkëta mbrapa të cilave qëndron kompetenca dhe numri i madh i organizatave e rrjeteve rinore, si legjetimues të tyre.
"Këto janë dy këmbët e forta mbi të cilat duhet të ndërtohen grupet e forta të interesit, njëra është kompetenca, dhe tjetra është numri i personave që qëndrojnë prapa tyre", kështu tha Frank Hantke, drejtor i FES, në fjalën hyrëse.
Kongresi i I-rë të Rinjve të Kosovës, është mbështetur nga FES-i ndërsa është organizuar në bashkëpunim me organizatat rinore nga grupi përgatitor: "Global Shaper Community Prishtina", "THY", "Ipsia Kosovo", "Lens", "Këshilli Rinor Kosovar" dhe "Alumni Club of the Internship Program of German Business" dhe vullnetarë tjerë.
Për të përkrahur dhe ndarë eksperiencat e tyre në këtë iniciativë ishte edhe Dafina Peci nga Kongresi në Shqipëri dhe Arbion Gashi, nga Këshilli Rinor në Bavari, në Gjermani.
Pjesët kryesore të cilat e sigurojnë vazhdimësinë e Kongresit të të Rinjve në Shqipëri, të themeluar me ndihmën e FES-it qysh nga viti 2013, janë demokracia e brendshme, pavarësia nga pushteti, si dhe rrotacioni e ndryshimi i anëtarëve të organeve drejtuese të Kongresit, e gjithashtu edhe të temave të cilat gjithmonë janë aktuale. Ndërsa nga Këshilli Rinor në Bavari, si kryetar i Komisiont, Arbion Gashi theksoi rëndësinë e lobimit për rininë, zhvillimin e aktiviteteve me ta dhe për ta si dhe arritjes deri te idetë përbashkuese për shumë të rinjë. Këto praktika u rekomanduan si udhërrëfyes i ardhshëm për Kongresin e të Rinjve në Kosovë.
Organizimi i punës për të ardhur derit te analiza e temave - përmes identifikimit të sfidave, kërkesave dhe rekomandimeve në lidhje me to - u bë përmes ndarjes së pjesëmarrësve në grupe punuese, të cilët me rrotacion do të ndërronin fasilitatorët vullnetarë pas çdo 45 minutash.
Zhvillimi i diskutimeve rreth temave të arsimit, papunësisë tek të rinjtë, pjesëmarrjes në vendimmarje dhe jetës sociale e kulturore u bë në grupe punuese me rreth 10 - 11 të rinjë, me nga një fasilitator për temën përkatëse.
Ndarja rastësore në grupe të tilla punuese, duke ndërruar fasilitatorët dhe temat la shumë mundësi për shoqërizim në mes të anëtarëve të grupeve, por edhe komoditet për të analizuar çdo njërën nga temat pa shqetësime që rrjedhimisht ishte edhe më produktive. Të gjitha komentet e pikat e diskutuara, shënoheshin e klasifikoheshin nga vetë fasilitatorët me ndihmën e pjesëmarrësve, në 3 drejtime: identifikimin e problemeve, paraqitjen e kërkesave dhe dhënjen e rekomandimeve.
Tregu i mundësive ishte një ide kreative e cila shoqëroi gjithë Kongresin gjatë dy ditëve me radhë, ku në hapësirën e Muzeut ishin ekspozuar fotot e tekstet përshkruese të misioneve, aktiviteteve, e punës së organizatave e rrjeteve rinore pjesëmarrëse të tij.
Organizimi dhe arritja e një zëri të përbashkët, kërkon edhe shoqërizim, prandaj edhe dita e parë pas gjitha asaj punë në grupe punuese u kurorëzua me një përformancë nga artistë të rinjë, ku pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin më shumë mes vete.
E gjithë puna e konkludimeve nga grupet punuese gjatë ditës së parë, u paraqit dhe u prezantua nga fasilitatorët ditën e dytë të Kongresit, me mundësi që të gjithë të ndërhynin me komente e me pyetje gjatë një diskutimi të hapur për të gjithë pjesëmarrësit.
Në fushën e Arsimit gjatë prezantimit të fasilitatoreve Agnesa Qerimi dhe Qëndresa Ibrahimi, si sfida kryesore dolën: ligjet e pazbatueshme, mungesa e kushteve e infrastrukturës, plan-programet, metodologjia dhe literatura e vjetëruar, moszhvillueshmëria e hershme e orientimit profesional dhe formula buxhetore penalizuese për gjithë arsimin në Kosovë, e cila në fund rezulton me cilësi të dobët të arsimit. Rekomandimet dhe kërkesat kryesore të parashtruara nga të rinjtë njëzëri për cilësinë e dobët në arsim ishin rritja e bashkëpunimit të hisedarëve, implementimi i legjislacionit në fuqi, investime kapitale e morale në arsim, trajnim, licencim e monitorim i mësimdhënësve e profesorëve, avancimi i shkollave profesionale, rishikim, ndarje e planifikim më i mirë i buxhetit.
Gjatë prezantimit të konkluzioneve për temën e papunësisë, fasilitatorët Avdyl Gashi dhe Dillon Berjani, shpjeguan se faktorët sfidues janë ndarë në 4 kategori duke filluar nga politika, ekonomia, kultura e aspekti social dhe faktorët edukativ. Problemet më të mëdha u renditën tek faktorët politik, ekonomik, e ata kulturor e social. Papunësia sipas të rinjëve ekziston si rezultat i mungesës së një strategjie për krijim të vendeve të punës, sepse ka korrupsion dhe nepotizëm, ka mungesë të informacioneve për ENTIN e Punësimit, si dhe puna e tyre lë shumë për të dëshiruar, ka mungesë të vendeve të punës, ka politika të gabuara nacionale e lokale për bizneset e vogla, mungesë të investimeve në sektorët fitimprurës si bujqësia, orientim të gabuar vetëm në konsum, mungesë të respektimit të të drejtave në punë, keqorientim i të rinjëve në karrierë, gjeneralizimi i aftësive pa krijuar profesionistë të lëmive si dhe mungesa e partneritetit në mes të Universitetit dhe kompanive e insitucioneve për punë praktike për studentët.
Rekomandimet në këtë fushë gjithashtu u ndanë në: politike, ekonomike, socio-kulturore dhe edukative. Nga aspekti politik si rekomandime u sugjeruan transparenca në punësim, funksionalizimi i Qendrave të Karrierës, marketingu dhe ristrukturimi për ENTIN e Punësimit, raporte dhe sigurim i Inspektoratit të Punës. Kurse rekomandimet më të rëndësishme nga aspekti ekonomik ishin përkrahja e produkteve vendore, përkrahja e bizneseve të vogla dhe krijimi i fondeve për subvencionim të bizneseve të mesme e të vogla. Rekomandimet për uljen e papunësisë, nga aspekti kulturor, social e edukativ ishin fushatat vetëdijësuese për Ligjin e Punës, të drejtat e punëtorëve, rëndësinë e shkollave profesionale, për profesionet e paragjykuara dhe harmonizimin e Universitetit me organet relevante të cilat do të siguronin punë praktike.
Gjatë prezantimit të temës: Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje, fasilitatorët Vesa Ibrahimi dhe Shkëmb Shala, treguan se pikërisht kjo pjesëmarrje është parakusht për zgjidhjen e të gjitha problemeve të tjera me të cilat ballafaqohet rinia në Kosovë. Problemet dhe sfidat më të mëdha të cilat pengojnë pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrje sipas grupeve, ishin besimi i ulët në institucione, mungesa e rrjetëzimit e informacionit, servilizmi, mjetet financiare të ulëta, mungesa e vëmendjes mediale dhe rrugët zyrtare tejet të komplikuara për informim e lëre më për t'u përfshirë në këto organe e struktura që supozohet të përfaqësojnë e të jenë zëri i rinisë. Rekomandimet nga Kongresi ishin shumë konkrete duke filluar nga monitorimi i organizatave rinore, krijimi i kodit buxhetor për rininë, krijimi i një portali nga të rinjtë për të rinjtë, edukimi politik qysh nga shkolla e mesme, mirëmenaxhimi i fondeve, transparenca e ndryshimi i strukturave ekzituese duke i thjeshtëzuar ato, me kërkesën për bashkëpunim të vetë organizatave rinore.
Nga diskuimet mbi jetën sociale dhe kulturore, fasilitatorët Mjellma Doli dhe Visar Haxhifazliu shpjeguan se aktivitete të tilla janë tejet të centralizuara në kryeqytet, e mungesa e tyre paraqitet si pasojë e nivelit të ulët të edukimit, gjendjes së dobët ekonomike, mungesës së interesimit, informatave, fondeve e vetëiniciativës. Propozimet për të zgjidhur e trajtuar këto probleme ishin: shtimi i aktiviteteve ekstra-kurrikulare qysh nga shkolla fillore, fushata vetëdijësuese për institucionet dhe të rinjtë, hapjen e Qendrave Kulturore, decentralizimi i eventeve e njëtrajtshmëria, e vazhdimësia e tyre si dhe avokimi për ndarjen e buxhetit për jetën sociale e kulturore tek Komuna dhe ministritë përkatëse.
Pas prezentimit të rezultateve nga grupet punuese, u hap diskutimi për vazhdimësinë e Kongresit të të Rinjve të Kosovës, për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe zgjerimin e përfshirjen e sa më shumë organizatave e rrjeteve rinore të cilat flasin njëzëri për kërkesat e tyre. Komentet e pjesëmarrësve të shumtën e herave lidheshin me vazhdimësinë e Kongresit, e planin e veprimit të tij, që shpreh edhe interesim për unifikimin e zërit të rinisë rreth disa kërkesave unike, që në të ardhmen do të përkthehet në një Plan të ardhshëm të Veprimit Rinor.
Veçantia më e spikatur e Kongresit ishte vendi ku u zhvilluan diskutimet e puna e të rinjve, pra pikërisht në Muzen Kombëtar, në vendin e kulturës dhe historisë. Muzeu në vete përmban të ndërthurur njohurinë e njerzimit ndër vite. E pikërisht historia e lëvizjeve sociale, e ndryshimeve shoqërore gjithmonë na ka mësuar se të drejtat nuk jepen, por ato fitohen, ndërsa kritika pa veprim të unifikuar sjell vetëm më shumë qëndrueshmëri të të njejtës gjendje të cilën ne duam ta ndryshojmë. Pra zhvillimi i punës së parë të Kongresit të të Rinjëve të Kosovës tek Muzeu, kishte për qëllim edhe kthimin prapa tek e kaluara për të mësuar prej saj, por që nga aty të lëvizim përpara, nën një zë, të përbashkuar!
E ardhmja ka një zë. Jepi Fuqi Zërit tënd!
Aurora Mullatahiri, raportere e Kongresit Rinor
Rr. Pashko Vasa 23 10000 Prishtinë Republika e Kosovës
+381 (0) 38 600 108kosovo(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/