Diaspora ED ishte një projekt që kishte për qëllim t’i bëj bashkë profesionistët dhe artistët nga diaspora me nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte që nxënësit nga Kosova të kenë mundësinë për të përfituar nga ligjëratat interaktive për përmirësimin e shkathtësive të buta. Dhjetë profesionistë nga dispora u angazhuan si ligjërues në këtë projekt dhe ata me pjesëmarrësit nga shkollat e mesme të Kosovës i ndanë përvojat, rrugëtimet, dhe njohuritë e tyre për shkathtësitë e buta.
Ligjëratat në shkollat e mesme dhe online:
“Si të arrish në jetë”
Ligjërata jonë e parë “Si të arrish në jetë” u mbajt më 4 mars 2020, në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, Prishtinë, ndërsa ligjërues ishte Mark Kosmo, një shqiptaro-amerikan i njohur që jeton në SHBA. Marku është një aktivist i njohur për çështjen kombëtare në mesin e shqiptarëve që jetojnë në SHBA, dhe kryesues i disa organizatave. Ligjërata e tij ishte fokusuar në rëndësinë që kanë shkathtësitë e buta në jetë. Ai vuri në pah se si një rrjet i njerëzve të cilët ai i njeh, ia kishin trasuar rrugën drejt sukseseve që ai i ka arritur deri më tani. Ai i njoftoi nxënësit me teorinë e “gjashtë shkallëve të ndarjes”, sipas të cilës të gjithë njerëzit janë janë larg për gjashtë, ose më pak, lidhje sociale prej njëri tjetrit.
“Arsimi dhe shkathtësitë e buta”
Ligjërata e dytë “Arsimi dhe shkathtësitë e buta” ishte organizuar më 9 mars 2020, në shkollën e mesme “Lutfi Musiqi”, Vushtrri, ndërsa ligjërues ishte Muhamet Idrizi. Muhameti është kandidat për doktor shkence në fushën e arsimit, kurse punon si mësimdhënës dhe është edhe zyrtar shtetëror gjerman në qytetin e Hamburgut. Ligjërata e tij ishte fokusuar në rëndësinë e arsimit në jetë. Ai u shpjegoi nxënësve në Vushtrri se arsimi është çelësi kryesor i suksesit në jetën e tyre, pavarësisht se ku ata jetojnë. Në bazë të përvojës së tij si mësimdhënës në Gjermani, dhe ish student migrant, ai përmendi se si në Gjermani dikush që mëson dhe punon shumë, arrin shumë në jetë. Dallimi mes sistemit arsimor në Kosovë dhe atij në Gjermani është shumë i madh, por ai thekson se pavarësisht rrethanave, nxënësit nuk duhet të dekurajohen, por të vazhdojnë arsimin dhe të ndjekin qëllimet e tyre në jetë.
“Të qëndrosh në Kosovë apo të shkosh jashtë vendit”
Ligjërata e tretë nga projekti Diaspora ED “Të qëndrosh në Kosovë apo të shkosh jashtë vendit” ishte organizuar më 10 mars 2020 në shkollën e mesme “Andrea Durrsaku”, në Kamenicë. Ligjëruesi Avni Mustafaj është një aktivist i njohur nga komuniteti i shqiptarëve në New York dhe ka qenë pjesë e delegacionit që u takua me Presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton gjatë luftës në vitin 1999, me qëllim të adresimit të krimeve të cilat ishin kryer në Kosovë. Ligjërata ishte fokusuar në tërheqjen e paraleles mes jetës në SHBA dhe jetës në Kosovë. Ai theksoi se ëndrra amerikane e portretizuar në filmat e Hollywood-it nuk është domosdoshmërisht realiteti në të cilin jetojnë njerëzit në SHBA. Ai i paraqiti anët pozitive dhe negative të të jetuarit jashtë vendit dhe u kërkoi nxënësve që vendimet t’i marrin vetë, nëse ata duan të qëndrojnë në Kosovë apo të shkojnë jashtë vendit.
“Të bëhesh dizainier grafik në një botë të lidhur”
Po të njëjtën ditë, në shkollën e mesme “Adem Kastrati”, Gasper Sopi, u ligjëroi nxënësve të Gjilanit se si “Të bëhesh dizainier grafik në një botë të lidhur”. Gasperi është njëri prej dizainierëve të suksesshëm që jeton në Kroaci, ndonëse në dy vitet e fundit ai ka bërë një jetë prej “nomadi” nëpër botë. Kjo shkollë ishte përzgjedhur qëllimisht, duke e marrë parasysh profilin artistik të lëndëve dhe profilin e Gasperit. Nxënësit u informuan për rrugëtimin e Gasperit në fushën e dizajnit dhe mësuan edhe për mundësit e ofruara online për përmirësimin e shkathtësive të tyre të dizajnimit dhe për promovimin e punës së tyre.
Ligjëratat online – Gjatë mbylljes për shkak të Pandemisë me Kovid-19
“Rrugëtimi i krijuesit të ndryshimeve (change-maker)”
Ligjërata jonë e parë virtuale interaktive ishte organizuar më 30 prill. Mentor Dida, një krijues i ndryshimeve, i njohur në SHBA dhe në Kosovë, foli për mundësitë e nxënësve të Kosovës për të studiuar jashtë vendit të tyre dhe për sfidat potenciale që mund t’i hasin kur të vendosen atje. Pjesa e dytë e ligjëratës së tij ishte fokusuar në ndikimin që këta nxënës mund të kenë në komunitetin e tyre, si krijues të ndryshimeve.
“Të studiosh kurrë nuk është vonë”
Zymryte Hoxhaj, një dizajniere e njohur në Gjermani, më 12 maj 2020, u ligjëroi studentëve përmes diskutimit, me temën “Të studiosh kurrë nuk është vonë”. Ajo e përmendi rrugëtimin e saj personal e profesional për t’ju shpjeguar nxënësve se nuk duhet të nxitojnë me vendime ose edhe për të studiuar, nëse nuk janë të sigurt, sepse nuk ka një kufizim kohor se kur duhet filluar dhe kur duhet përfunduar me studime. Një apekt tjetër me rëndësi nga kjo ligjëratë ishte se jo të gjithë duhet të kenë synim studimin dhe të kenë vende pune të mira, sepse edhe vendet e punës që janë të domosdoshme paguhen mirë dhe janë po ashtu vende pune esenciale.
“Mundësitë për shkëmbim të të rinjëve dhe të shkathtësive”
Ligjërata e jonë e tretë virtuale, “Mundësitë për shkëmbim të të rinjëve dhe të shkathtësive” ishte organizuar më 19 maj 2020 dhe udhëhiqej nga Ilira Aliaj. Ilira jeton në Gjermani dhe profesioni i saj është i lidhur ngusht me përvojat e shkëmbimit të të rinjve. Ajo i informoi të rinjtë e Kosovës për shkëmbimit e ndryshme ndërkombëtare të të rinjve dhe mundësitë që ata mund të kenë në shtetet tjera dhe në fushat që atyre ju interesojnë. Rëndësia e rrjeteve të reja dhe shkathtësitë që të rinjtë i fitojnë gjatë shkëmbimit të këtyre përvojave, ju ndihmojnë atyre në të ardhmen.
“Udhëtimi jashtë vendit me pasaportë të Kosovës”
“Udhëtimi jashtë vendit me pasaportë të Kosovës” ishte ligjërata e jonë e katërt virtuale, e organizuar më 26 maj 2020. Kjo ligjëratë interaktive u mbajt nga Lavdie Zymberi, një vullnetare e Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor, e cila ka udhëtuar në më shumë se 40 shtete nëpër botë me pasaportë të Kosovës. Ajo i njoftoi nxënësit për truqet, shmangiet dhe këshillat se si mund të udhëtosh lirë dhe sigurt me pasaportë të Kosovës.
“Tri diploma në tri gjuhë”
Tringë Krasniqi, psikologe në SHBA, udhëhoqi me ligjëratën e pestë virtuale “Tri diploma në tri gjuhë”, më 4 qershor 2020. Ajo diskutoi me nxësësit për rrugëtimin e saj personal gjatë studimeve në tri shtete të ndryshme dhe tri gjuhë të ndryshme. Nxënësit u njoftuan për mundësitë që ata mund të kenë nëse studiojnë jashtë vendit, veçanërisht në Francë.
“Të jetosh përmes artit”
Ligjërata e jonë e fundit “Të jetosh përmes artit” udhëhiqej nga Vlashent Sata, një këngëtar shqiptar i famshëm në Francë. Me ligjëratën e tij Vlashenti i informoi nxënësit për rëndësinë e të qenit autentik dhe këmbngulës në artin e vet. Ai theksoi ndikimin që e ka pasur studimi i tij në Francë dhe kjo ka bërë ai të formohet si artist, dhe ky njëherit i nxiti nxënësit që të hulumtojnë mundësitë për të studiuar jashtë vendit.
Projekti në shifra
Gjithësej 509 nxënës kanë përfituar në mënyrë direkte nga këto ligjërata. Nxënësit ishin prej 24 komunave, 47 shkollave të ndryshme në Kosovë, ndërsa dy nxënës ishin nga Maqedonia e Veriut. Përmes kanaleve tona të medieve sociale ka pasur më shumë se 6,000 shikues në Facebook dhe më se 150 në Youtube, të cilët kanë përfituar në mënyrë indirekte nga këto ligjërata.
Rr. Pashko Vasa 23 10000 Prishtinë Republika e Kosovës
+381 (0) 38 600 108kosovo(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/