Friday, 06.10.2017

Të merresh me të kaluarën – Historia e Lëvizjeve Shoqërore në Kosovë – vitet 90-të

Në Ballkanin Perëndimor, çështja e marrjes me të kaluarën është një proces që ende ngulfatet nga kriza politike.

Tendenca, dhe herë herë edhe praktika bëjnë që e kaluara të projektohet në një të ardhme politike të dëshiruar, ku interpretimi i së kaluarës përdoret si e drejtë e kombit të vet në ‘të vërtetën’ historike. Shpesh, kjo ‘e vërtetë’ ishte shndërruar në fitimin direkt të pushtetit piolitik.

Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, bashkë me Alter Habitus kanë organizuar një konferencë për t’i rikujtuar disa ngjarje me rëndësi historike të viteve të 90-ta dhe për të diskutuar për të kaluarën socialiste të Kosovës. Fokus i këtij debati nuk ishte vetëm një perspektivë etnike dhe kombëtare, por diçka që do të duhej të tregonte dhe të hulumtonte problemet e klasës të cilat mbizotëronin asokohe dhe të cilat nxitën shumë lëvizje shoqërore, veçanërisht lëvizjen studentore. Debati i gjallë nga një komunitet i gjerë i dijetarëve, studentëve dhe aktivistëve nga shoqëria civile, po ashtu vëmendje të veçantë i kushtoi rolit të grave dhe mënyrës se si ato mes gjithë këtyre lëvizjeve ngritën zëshëm shqetësimet e tyre dhe u angazhuan për ndryshime shoqërore, kulturore, politike në shoqëri dhe në jetën akademike.

Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë për lëvizjet shoqërore, ju rekomandojmë publikimin nga the Regional Dialogue Southeast Europe:

The Democratic Potential of Emerging Social Movements in Southeastern Europe

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de