04.03.2024

Ura e Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik

Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) organizoi konferencën "Bridging the Western Balkans: Parliamentary Diplomacy for Regional Security and Euro-Atlantic Integration Conference" më 4 mars 2024.

Ky aktivitet synonte të trajtonte çështje kyçe më të cillat po përballohet rajoni dhe të bashkonte aktorët kryesorë.

 

Konferenca u fokusua në katër tema kryesore: zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, adresimi i sfidave të sigurisë rajonale, roli i shoqërisë civile dhe mediave në demokratizim, dhe planifikimi i veprimeve politike dhe përpjekjeve diplomatike të ardhshme për bashkëpunimin në rajon.

 

Figura të shquara morën pjesë në ceremoninë e hapjes, përfshirë Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Peter Hurrelbrink, drejtuesi i FES-it për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi tema të ndryshme, duke reflektuar mbi njohuritë dhe perspektivat. Konferenca nënvizoi angazhimin kolektiv për avancimin e paqes, prosperitetit dhe integrimit Euro-Atlantik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org