Ngjarje Perspektiva e Përgjithshme: Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën 01.03.2022 Për të kontribuar në agjendën socio-ekonomike në Kosovë, FES ka lansuar studimin Perspektiva e Përgjithshme: Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën. Autorët e studimit i prezantuan gjetjet e tyre përfaqësuesve të qeverisë, deputetëve të Kuvendit, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën ofron një perspektivë social-demokrate për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Kosovës. Propozimet e politikave janë të qarta si në meritat e tyre shkencore, ashtu edhe në busullën e tyre normative: të dërgojë drejt një shoqërie më të drejtë duke avancuar politika nga të cilat përfitojnë shumica e qytetarë kosovarë. Studimi fokusohet në ofrimin e rekomandimeve specifike për fushat vitale të ekonomisë së Kosovës siç janë: o Politikat e tregut të punës o Formula e re e pagës minimale o Mbrojtja sociale, pabarazia e të ardhurave dhe politikat fiskale o Struktura ekonomike dhe politikat industriale o Tranzicioni i drejtë energjetik Për më shumë lexoni studimin e mëposhtëm: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/18983-20220301.pdf