Ngjarje Saloni i së Martës për temën Kuadri ligjor dhe pavarësia ekonomike: Rëndësia së mbrojtjes ligjore, politikave dhe shërbimeve mbështetëse në garantimin e sigurisë ekonomike të grave dhe sigurimin e rrugëve për t'i shpëtuar abuzimit 03.05.2024 Më 30 prill 2024, Friedrich Ebert Stiftung (FES), në bashkëpunim me Demokraci për Zhvillim (D4D), organizoi Salon e së Martës në Librarinë Dukagjini. Aktiviteti u përqendrua në temën "Kuadri ligjor dhe pavarësia ekonomike: Rëndësia së mbrojtjes ligjore, politikave dhe shërbimeve mbështetëse në garantimin e sigurisë ekonomike të grave dhe sigurimin e rrugëve për t'i shpëtuar abuzimit" Gjatë salonit, pjesëmarrësit patën privilegjin të dëgjonin një panel të shquar ekspertësh: Edi Gusia, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore; Adelinë Sahiti, Drejtoreshë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës; dhe Judita Krasniqi, Hulumtuese dhe Menaxhere e Projekteve në Demokraci për Zhvillim (D4D). Së bashku, këta panelistë u angazhuan në një diskutim të thelluar, të moderuar nga Kadri Gashi nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Kërkime, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes ligjore dhe shërbimeve mbështetëse në fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.