Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) është fondacioni më i vjetër politik në Gjermani, me një traditë të pasur në social demokraci që daton nga viti 1925 kur edhe ishte themeluar. Themelimi i këtij fondacioni dhe misioni i tij u bë i mundur në saje të trashëgimisë politike të personit me të njëjtin emër, Friedrich Ebert, Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Gjermani.
Puna e fondacionit tonë politik fokusohet në idetë bazë dhe vlerat e social demokracisë - lirinë, drejtësinë dhe solidaritetin dhe kjo më pas na lidhë me social demokracinë dhe sindikatat e pavarura. Si institucion jofitimprurës, ne punën tonë e organizojmë në mënyrë autonome dhe të pavarur.
Ne përkrahim
Ne e mbështesim dhe forcojmë social demokracinë në veçanti përmes:
Mësoni më shumë për FES-in në faqen e internetit në gjuhën gjermane
Friedrich Ebert ka sherbyer prej 1919 deri 1925 si President I Republikës së Weimar-it. Ai është angazhuar për zhvilimin e demokracisë parlamentare, e shihte veten si president i të gjithë gjermanëve dhe ishte i përkushtuar ndaj një politike të orientuar drejt balancës sociale dhe kompromisit. më shumë
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës