Akademia Politike

Programi

Akademia Politike e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) kombinon arsimin politik dhe trajnimin praktik në një numër disiplinash. Qëllimi i saj është arsimimi dhe trajnimi i individëve përmes ideve progresive dhe vizionit progresiv të bazuar në vlerat si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Programi i cili është i disenjuar të ofrojë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike ka për synim që të rinjve aktiv, të mençur dhe vizionar t’u mundësoj avancimin e diturisë së tyre dhe fitimin e shkathtësive të reja në mënyrë që ata pastaj të merren në mënyrë aktive me çështjet sociale dhe politike që janë brengë e gjithë shoqërisë në Kosovë. Prandaj Fondacioni Friedrich-Ebert organizon Akademinë Politike gjatë periudhës nga 11.09.2021 deri më 18.09.2021.

Kushtet dhe kriteret e pjesëmarrjes

Thirrja për të aplikuar i drejtohet:

  • Çdo qytetari të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është në studime ose që është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektroi privat, etj.)
  • Çdo personi i cili identifikohet me vlerat e paraqitura më lart, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi.
  • Çdo personi i cili është i angazhuar politikisht ose në shoqëri ose që ka për synim që në të ardhmen të bëhet aktiv në jetën shoqërore dhe politike.
  • Çdo personi me njohuri themelore për shkencat shoqërore dhe politike.
  • Çdo personi me njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje në këtë program i adresohen çdo qytetari të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është në studime ose që është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektori privat, etj.) Çdo personi i cili identifikohet me vlerat e paraqitura më lart, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Çdo personi i cili është i angazhuar politikisht ose në shoqëri ose që ka për synim që në të ardhmen të bëhet aktiv në jetën shoqërore dhe politike. Çdo personi me njohuri themelore për shkencat shoqërore dhe politike. Çdo personi me njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Procesi i përzgjedhjes:

Inkurajohen të aplikojnë kandidatët femra dhe meshkuj sikurse edhe kandidatët e përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare! Procesi i përzgjedhjes përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjedhen në bazë të të arriturave të tyre personale (duke përfshirë arsimimin akademik, arsimimin joformal, përvojën e punës dhe punën si praktikant-e) të cilat duhet të përfshihen në CV dhe në punimin e esesë.

Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervistë gjatë muajit qershor 2021. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pas përfundimit të të gjitha moduleve të programit dhe me të përfunduar fazën e vlerësimit, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatën mbi përfundimin e sukseshëm të këtij programi.

Çdo person i cili pranohet në programin e Akademisë Politike është i obliguar të paguaj një shumë prej 50€ për pjesëmarrje, pas marrjes së njoftimit përmes postës elektronike për pranimin në këtë program.

Dokumentet për aplikim documents:

  • 1. CV-në me të dhënat kontaktuese (në gj. angleze)
  • 2. Letrën motivuese (në gj. Angleze, maksimumi 1 faqe, formati A4, fonti Times New Roman 12, hapësira 1.5)

Afati për aplikim

Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se 21.05.2021 (4:00 m.d.) përmes e-meilit:

Jeta Loshaj
jeta.loshaj(at)fes-kosovo.org 
ose në adresën postare:
Friedrich-Ebert-Stiftung
Rr. Pashko Vasa 23, Pejton
10000 Prishtinë

Lajmet e fundit dhe Ngjarjet

25.11.2019 | Ngjarje

24.09.2019 | Ngjarje

Nën moton “ E ardhmja ka një ze. Jepi fuqi zërit tënd !” Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës me mbështetje të Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), në…


më shumë

28.06.2019 | Ngjarje

14.06.2019 | Ngjarje

Sigurim Social - Zhvillim Ekonomik – Punë dhe Jetë e Denjë


më shumë

07.06.2019 | Ngjarje

03.06.2019 | Ngjarje

16.05.2019 | Ngjarje

02.05.2019 | Ngjarje

Fondacioni Friedrich-Ebert në Prishtinë në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim (GIZ) dhe Oden Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me…


më shumë

01.05.2019 | Ngjarje

23.04.2019, ICK Prishtina


më shumë

26.04.2019 | Ngjarje

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de