16.05.2018

Komunikatë për Media

“Barazia ka rëndësi!”

Friedrich-Ebert-Stiftung, së bashku me Center for Social Research Analitika, prezentojnë një raport për pabarazinë në Evropën Juglindore

 

Me rastin e Samitit të Ballkanit Perëndimor, i cilin mbahet në Sofie të Bullgarisë me datën 17 Maj 2018,  Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) dhe Analitika dëshirojnë të tërheqin vëmendjen tek një raport i ri rajonal për pabarazinë në Evropën Juglindore.

Duke u fokusuar në informatat e dhëna nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, raporti tregon që niveli i pabarazisë në të hyra,është  më i madhi në Evropë. Arsyeja kryesore ëdhtë fuqia punëtore e pakët, pasi që janë të përjashtuar nga fuqia punëtore dhe ata që punojnë, punojnë në ambiente të pasigurta, punë jo formale,  e cila rezulton direkt në pabarazi. Për më shumë , deri sa mbrojtja sociale dhe sistemet e taksave janë në përgjithësi aty që ti kundërvihen pabarazisë, taksat progresive që do ta lehtësonin barrën e taksave për ata persona që i kanë punët më keq mungojnë në masë të madhe në regjion. Sistemi i mbrojtjes sociale nuk e ul pabarazinë mjaftueshëm, për shkaqa të gjenerimit të vogël nga benefitet mbrojtëse. Mungesa e qasjes në edukim të mirëfilltë në regjion e rrit pabarazinë në mundësi dhe në të ardhura.

Pavarësisht nga pasojat e mëdha nga pabarazia në të ardhura, qeveritë në Evropë Juglindore nuk kanë dedikuar vemendje të duhur në këtë qështje. Politikat e fuqisë punëtore të crregullimit dhe fleksibilitetit në fakt kanë rritur pasigurinë e punës dhe kanë bërë shumë pak për ta ulur papunësinë. Rrjeti i sigurisë sociale është gërryer nga përpjekjet e konsolidimit fiskal. Duke i shiquar reformat socio-ekonomike të formuluara dhe duke konsideruar shtetet me perspektivë të antarsimit në EU, raporti argumenton që masat e parapara nuk e adresojnë mjaft cështjen e pabarazisë ekonomike.

Që të sigurohemi që shkaktarët kryesor të pabarazisë janë të adresuara, raporti argumenton në favor të përgjigeve multidimensionale në fushën e edukimit, punësimit, taksave dhe politikave sociale, duke sigurar rekomandime gjenerale për mënyra se si pabarazia në rajon mund të reduktohet.

 

Një përmbledhje e mesazheve kyqe dhe rekomandimeve mund të gjindet këtu: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/sarajevo/14451.pdf

 

 *The Friedrich-Ebert-Stiftung në Evropën Juglindore*

Pas më shumë se dy dekadave angazhim në Evropën Juglinodre, FES e vlerëson që sfidat dhe problemet me të cilat përballemi në regjion mund të  zgjidhen përmes një strukture të përbashkët rajonale. Angazhimi ynë në avancimin e interesave kyqe në kosolidimin demokratik, social dhe  drejtesinë ekonomike dhe paqe përmes bashkëpunimit rajonal, është përforcuar që nga 2015 duke e themeluar një infrastrukturë për të koordinuar FES in rajonal nga Sarajeve, Bosna dhe Hercegovina: Dialogu Rajonal në Evropën Juglindore.

Dialogu Rajonal në Evropën Juglindore tregon një analizë të sfidave të përbashkëta në regjion dhe e zhvillon programe dhe aktivitete të duhura Rajonale në lidhje të ngushtë bashkëpunimi me dymbëdhjëtë (12) zyre të FES në Evropën Juglindore. Për më shumë  ne e integrojmë punën tonë rajonale  në iniciativa të përbashkëta në Berlin dhe Bruksel. Qëllim ynë është që të informojmë dhe të informohemi nga përpjekjet e organizateve, atyre lokale dhe internacionale, me qëllim që të zgjerojmë punën tonë edhe më tutje në Evropën Juglindore.

Iniciativat tona Rajonale janë të avancuara përmes tri linjave të gjera të punës

• Politakat dhe Vlerat Social Demokrate

• Drejtësia Ekonomike dhe Sociale

• Politikat progresive paqësore

Webfaqja jonë përmban infomata për projekte individuale në të gjitha linjat e punës, ngjarje të kaluara dhe iniciative në të ardhmen: http://www.fes-southeasteurope.org

 

 

**Analitika**

Center for Social Research Analitika eshtë organizatë jo qeveritare jo për profit e themeluar në Korrik të vitit 2009 me bazë në Sarajve, Bosne dhe Hercegovinë. Misioni i Analitika qëllim ka  që të rritë procesin e politiave publike duke e sjelle hulumtime të kualiteti të lartë që janë gjithashtu të ndërthuruara me shoqeri. Në hulumtimet e tyre organizata  paraqet rëndësi të madhe në aplikimin e metodave contemporare të hulumtimitIn, kapacitetve analitike, kompetencës dhe ekperiencës të hulumtuesve të tyre si dhe peer-review të rreptë tw jashtëm, para publikimit.

Fusha e hulumtimit të Analitika, përfshinë hulumtim në sundim të ligjit, reformë në administratë publike me fokus vetëqeverisje lokale, media dhe komunikim.

 

Per më shumë informata ju lutem vizitioni Analitika  në webfaqen http://www.analitika.ba

 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org