08.04.2021

Seria e Debateve: Të rinjtë votojnë

Debate Center në kuadër të Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakoshhme parlamentare në Kosovë ka realizuar katër (4) debate tematike me të rinjtë dhe profesionistë e profesorë të fushave relevante.

Në diskutimin e parë të serisë YOUth ELECT u fol për temën “Ideologjitë politike dhe procesi i votimit”. Në këtë diskutim panelistë të ftuar ishin z. Anton Vukpalaj, profesor i shkencave politike, z. Rene Schlee, drejtor i zyres së FES Kosova, dhe z.Vigan Sejdiu, politolog, ndërsa në cilësinë e moderatorit  z.Erblin Hoxha, drejtor ekyekutiv I Debate Center. Qëllimi parësor i këtij diskutimi ishte informimi i votuesve të rinj në lidhje me ideologjitë politike dhe situatën në Kosovë.

Video: “Ideologjitë politike dhe procesi i votimit”

Diskutimi i dytë i serisë YOUth ELECT u mbajt për temën “Një reflektim mbi përcaktimin për votim” ku të ftuar ishin: Jeta Xharra (gazetare), Agnesa Haxhiu (hulumtuese në KDI) dhe Adnan Rrustemi (kandidat për deputet nga LVV). Ky debat kishte për qëllim që të ju ofrojë të rinjve një pikëpamje të re nga panelistët e ftuar për të ju ndihmuar për të bërë prioritizimet në kohë të votimit në mes të një kandidati apo të një partie.

Video:  “Një reflektim mbi përcaktimin për votim”

Në diskutimin e tretë të serisë YOUth ELECT u fol për temën “Pesha e premtimeve zgjedhore”. Në këtë diskutim panelistë ishin znj. Donika Emini, drejtoreshë e Platformës Civikos, z. Korab Sejdiu, avokat dhe ish-deputet dhe Vigan Sejdiu, politolog. Qëllimi parësor i këtij diskutimi ishte informimi i votuesve të rinj në lidhje me premtimet zgjedhore, programet e partive politike dhe rëndësinë e përfshirjes së kërkesave reale të të rinjve dhe qytetarëve.

Video: “Pesha e premtimeve zgjedhore”

Në diskutimin e katërt të serisë YOUth ELECT u fol për temën “Përfshirja e të rinjëve në forumet rinore të partive politike – përmbajtësore apo sipërfaqësore”. Në këtë diskutim panelistë të ftuar ishin z.Butrint Berisha, hulumtues në PIPS, z.Enis Dërguti, koordinator i Kongresit Kombëtar të të rinjve të Kosovës, z.Erblin Hoxha, drejtori ekzekutiv i Debate Center, ndërsa në cilësinë e moderatorit kishim z.Vigan Sejdiu. Qëllimi parësor i këtij diskutimi ishte informimi i votuesve të rinj në lidhje me formën  e përfshirjes së të rinjve në parti politike dhe situatën në Kosovë.

Video: “Përfshirja e të rinjëve në forumet rinore të partive politike"

Gjatë këtyre debateve u pa e nevojshme informimi më i madh i të rinjve për proceset politike e zgjedhore dhe njoftimi me përmbajtjen e ideologjive politike, në mënyrë që të jenë të aftë të bëjnë zgjedhjet e tyre gjatë votimit bazuar në njohuritë që posedojnë dhe mbështetur në programet elektorale dhe jo vetëm sa për të përmbushur një obligim qytetarë. Gjithashtu element tjetër i rëndësishëm ishte thirrja për përfshirje sa më të madhe të të rinjve në proceset politike dhe të vendimmarrjes brenda forumeve rinore të partive politike dhe në institucione të tjera qeverisëse me qëllim të përfaqësimit sa më të madh të zërit rinor në këto procese.

Në kuadër të këtij projekti janë realizuar edhe dy video vetëdijësuese, ku për qëllim kanë pasur që të ftojnë të rinjtë dhe gratë të dalin në numër sa më të madh dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Video 1: E dashtun rini, mos i ngo, dil voto!

Video 2-Të dashura gra, mos i ngoni, dilni e votoni!

 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org