Akademia Politike 2021

Akademia filloi me një ligjëratë në lidhje me thelbin e Social-Demokracisë, si dhe me një hyrje në lidhjet që kanë të bëjnë me Globalizimin dhe Ekonominë. Pjesëmarrësit analizuan modele të ndryshme ekonomike, punuan në pikat e forta dhe të dobëta të modeleve ekonomike dhe i ushtruan në mënyrë aktive aftësitë e tyre negociuese në rolet e qeverisë, sindikatave dhe përfaqësuesve të sektorit privat.
Pjesëmarrësit ishin në gjendje të hulumtojnë temën e (jo-)Barazisë Gjinore në Kosovë dhe të mësojnë se si mund të arrihet balanca gjinore përmes masave të caktuara. Për më tepër, u prezantua koncepti i Shtetit të Mirëqenies, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar në mënyrë aktive ndikimin që Pandemia me COVID-19 kishte në krijimin e Shtetit të Mirëqenies në Kosovë. Kjo u pasua nga një diskutim i gjallë se si mund të arrihet mirëqenia sociale përmes Dialogut Social në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke krijuar kështu një bazë për një krahasim midis të dy shteteve. Me rritjen e rëndësisë së ndërrimeve politike, socio-ekonomike dhe kulturore, ne kemi përfshirë ligjërata dhe faza aktive përkitazi me transformimin socio-ekologjik. Prandaj Akademia Politike e këtij viti i ka pajisur Alumni-t e saj me një bazë themelore lidhur me fushat dhe temat e ndryshme politike, si dhe me një hyrje në lidhje me konceptin e Sigurisë.
Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës