24.09.2021

Akademia Politike 2021

Cilat janë saktësisht parimet dhe vlerat e Social-Demokracisë? Dhe si mund të duket një Shtet i Mirëqenies? Si mund të përkthehen ato vlera në politikën e përditshme? Dhe cili është saktësisht koncepti i Sigurisë? Nga data 17 shtator deri më 23 shtator, Zyra e FES-it në Prishtinë mbajti Akademinë Politike 2021 me 19 pjesëmarrës, duke u dhënë atyre mundësinë që t'i trajtojnë ato pyetje menjëherë.

Akademia filloi me një ligjëratë në lidhje me thelbin e Social-Demokracisë, si dhe me një hyrje në lidhjet që kanë të bëjnë me Globalizimin dhe Ekonominë. Pjesëmarrësit analizuan modele të ndryshme ekonomike, punuan në pikat e forta dhe të dobëta të modeleve ekonomike dhe i ushtruan në mënyrë aktive aftësitë e tyre negociuese në rolet e qeverisë, sindikatave dhe përfaqësuesve të sektorit privat.

Pjesëmarrësit ishin në gjendje të hulumtojnë temën e (jo-)Barazisë Gjinore në Kosovë dhe të mësojnë se si mund të arrihet balanca gjinore përmes masave të caktuara. Për më tepër, u prezantua koncepti i Shtetit të Mirëqenies, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar në mënyrë aktive ndikimin që Pandemia me COVID-19 kishte në krijimin e Shtetit të Mirëqenies në Kosovë. Kjo u pasua nga një diskutim i gjallë se si mund të arrihet mirëqenia sociale përmes Dialogut Social në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke krijuar kështu një bazë për një krahasim midis të dy shteteve. Me rritjen e rëndësisë së ndërrimeve politike, socio-ekonomike dhe kulturore, ne kemi përfshirë ligjërata dhe faza aktive përkitazi me transformimin socio-ekologjik. Prandaj Akademia Politike e këtij viti i ka pajisur Alumni-t e saj me një bazë themelore lidhur me fushat dhe temat e ndryshme politike, si dhe me një hyrje në lidhje me konceptin e Sigurisë.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de