Perspektiva e Përgjithshme: Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën

Për të kontribuar në agjendën socio-ekonomike në Kosovë, FES ka lansuar studimin Perspektiva e Përgjithshme: Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën. Autorët e studimit i prezantuan gjetjet e tyre përfaqësuesve të qeverisë, deputetëve të Kuvendit, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën ofron një perspektivë social-demokrate për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Kosovës. Propozimet e politikave janë të qarta si në meritat e tyre shkencore, ashtu edhe në busullën e tyre normative: të dërgojë drejt një shoqërie më të drejtë duke avancuar politika nga të cilat përfitojnë shumica e qytetarë kosovarë. Studimi fokusohet në ofrimin e rekomandimeve specifike për fushat vitale të ekonomisë së Kosovës siç janë:
o Politikat e tregut të punës
o Formula e re e pagës minimale
o Mbrojtja sociale, pabarazia e të ardhurave dhe politikat fiskale
o Struktura ekonomike dhe politikat industriale
o Tranzicioni i drejtë energjetik
Për më shumë lexoni studimin e mëposhtëm:
http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/18983-20220301.pdf
Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës