Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë është themeluar në rrethana të vështira politike të viteve 1999 dhe 2000. Pas intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara autorizon për një prani civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Strukturat vendëse demokratike ishin paraparë të krijohen sipas sistemit hap pas hapi. Me përvojën e vet, FES-i në Prishtinë i kontribuoi këtij procesi të forcimit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë në Kosovë.
E themeluar zyrtarisht në qershor të vitit 2000, Zyra në Prishtinë u desh të përballet me sfida të konsiderueshme, si dhe qëndrime dalluese të grupeve etnike kryesore lidhur me statusin politik të Kosovës. Prandaj, një nga qëllimet kryesore të FES-it gjithmonë ka qenë sigurimi i pjesëmarrjes aktive nga të gjitha grupet etnike të Kosovës, me qëllim të themelimit të sistemit demokratik. Që nga dita e parë, Zyra në Prishtinë ishte përkushtuar drejt forcimit të organizatave të shoqërisë civile duke punuar me partnerët e institucioneve qeveritare, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, instituteve hulumtuese dhe mediat.
Duke qenë se mandati i Zyrës është edukimi politik dhe konsulenca, Zyra në Prishtinë organizon konferenca, siguron një platformë për diskutim dhe mbështetë hulumtimin politik me qëllim të krijimit të një shoqërie demokratike të zëshme dhe të zhvillimit të strukturave demokratike lokale. Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ende po përballet me sfida të dukshme ekonomike dhe sociale: performanca e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë është ende e dobët, gjendja ekonomike mbetet e vështirë dhe strukturat e proceset demokratike janë ende shumë të dobëta.
Sot, Zyra e FES-it në Prishtinë është aktive në:
Friedrich-Ebert-Stiftung (FES-i) në punën e vet udhëhiqet nga vlerat themelore të social demokracisë: liria, drejtësia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Qëllimi i FES-it në Prishtinë është t’i ofroj shoqërisë kosovare një të kuptuar të proceseve demokratike, si zhvillimi i partive politike, zgjedhjet e drejta dhe qytetaria aktive. Kjo mund të arrihet përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme të implementuara në Kosovë në bashkëpunim me partnerët tanë vendës dhe ndërkombëtar. Aktivitetet planifikohen dhe mbahen në bashkëpunim me organizatat partnere. FES-i në rend të parë ofron punëtori nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare, seminare dhe konferenca, studime hulumtuese, analiza politike, publikime, si dhe programe të shkëmbimit.
Përkrahja e demokracisë dhe mbështetja e shoqërisë civile
Avancimi i procesit të decentralizimit dhe mbështetja e qeverisjes demokratike lokale
Përkrahja e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, social e të drejtë
Përkrahja e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës