19.07.2018

Akademia Diplomatike

10.05.2018

FES, Zyra e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës organizoi përsëri këtë vit shkollën e pestë Verore për Diplomatët e Rinjë. Kjo shkollë zgjati nga 6 deri më 10 Maj mbajtur në Perlepnica, Gjilan, me temën "Diplomacia Ekonomike, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi përmes Procesit të Berlinit"

Përgjatë një jave, pjesëmarrës nga e gjithë rajoni i Evropës Juglindore morën pjesë në debate dhe lojëra simulimi, së bashku me ekspertë të shquar në disa fusha në përputhje me kërkesat e Procesit të Berlinit si dhe të Diplomacis Ekonomike. Pjesëmarrësit nga Evropa Juglindore, përfshirë diplomatë nga Tajlanda, Republika Çeke dhe Hungaria, kontribuan aktivisht në debate dhe ndihmuan në ndarjen e përvojave dhe paraqitjen e perspektivave të ndryshme në lidhje me perspektivën evropiane të të gjithë rajonit.


Angazhimi i treguar nga pjesëmarrësit u fokusua drejt diskutimeve të thelluara dhe aktive mbi çështje të tilla si Zhvillimi Ekonomik Rajonal, Politikat Rajonale të Energjisë dhe Bashkëpunimi Rajonal.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de