18.03.2019

Gjeneratat e reja për Ballkanin e ri 2030: Drejtë horizonteve alternative

Ditën e hënë, më 12 mars, Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) bashkë me partnerët e vet, organizuan diskutimin në panel me temën: “Gjeneratat e reja për Ballkanin e ri: Drejt horizonteve alternative” me fokus në perspektivat për bashkëpunimin rajonal të ardhshëm dhe në veçanti për mundësitë e të rinjve për t’i kontribuar këtij bashkëpunimi në mënyrë domethënëse.

Kur bëhet fjalë për strukturën e moshës që ka popullsia, Ballkani konsiderohet si rajoni me popullsinë më të re në kontinentin e Evropës – prandaj, perspektiva e njerëzve të rinj nuk duhet të shpërfillet gjatë vlerësimit të perspektivave për një bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ditën e hënë, më 12 mars, Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) bashkë me partnerët e vet, organizuan diskutimin në panel me temën: “Gjeneratat e reja për Ballkanin e ri: Drejt horizonteve alternative” me fokus në perspektivat për bashkëpunimin rajonal të ardhshëm dhe në veçanti për mundësitë e të rinjve për t’i kontribuar këtij bashkëpunimi në mënyrë domethënëse.  

Për shkak të rëndësisë politike të çështjes që diskutohet, FES-i i ka ftuar dy mysafirë të nivelit të lartë dhe partnerët e vet për të dhënë komentet e tyre hyrëse në këtë ngjarje. Duke elaboruar për rëndësinë dhe efektet premtuese të integrimit evropian, Dhurata Hoxha, Ministre për Integrime Evropiane, i bëri thirrje BE-së që të lejoj liberalizimin e vizave për Kosovën. Hannes Swoboda, ish anëtar i Parlamentit Evropian dhe kryetar i Institutit Ndërkombëtar për Paqe me seli në Vjenë, më shumë u fokusua në bashkëpunimin rajonal të komponentës së shoqërisë civile  dhe në integrimin rajonal përmes inkurajimit të të rinjve të rajonit që të bashkohen dhe kështu të bashkuar t’i paraqesin interesat e veta në Bruksel.

Komentet hyrëse u pasuan nga një diskutim i gjallë nga panelistët, aktivistët dhe ekspertët e fushave të ndryshme. Duke punuar drejtpërsëdrejti me të rinjtë, Dafina Peci (Kongresi Nacional i të Rinjve, Tiranë) dhe Aulona Memeti (ADMOVERE) e paraqitën domosdonë e përfshirjes së të rinjve në cilësinë e ndryshuesve në politikë, lidhur me këtë ato përmendën edhe pengesat strukturore. Nga një këndvështrim më shumë akademik, Adi Čerimagić (Iniciativa Evropiane për Stabilitet) dhe Djordje Bojović (ish drejtor i programit në European Grassroots Antiracist Movement) insistoi në rëndësinë e procesit të normalizimit përmes qasjes nga poshtë-lart dhe të kompromisit për një integrim rajonal të suksesshëm. Frank Hantke, drejtor i zyrës së FES-it në Prishtinë, theksoi rëndësinë e përmirësimit të kushteve për të rinjtë në Kosovë, në mënyrë që atyre t’u ofrohen perspektiva në rajon dhe të inkurajohen për t’i kontribuar zhvillimit rajonal.  

Një shkëmbim i frytshëm i mendimeve mes panelistëve dhe kryesisht pjesëmarrësve të rinj në këtë ngjarje kanë vënë në pah problemet më urgjente për rininë në Kosovë dhe rajon. Në mënyrë që gjeneratave të reja t’u lejohet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në politikë dhe të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit rajonal, - si një pikë nistore me rëndësi u identifikua nevoja për më shumë  investime - në sektorin e arsimit nga ana e donatorëve – duke përfshirë këtu edhe donatorët ndërkombëtarë. Përveç domosdosë për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit rinor ndërkufitar, një marrëveshje paqësore e bazuar në marrëdhënie të mira fqinjësore, mbrojtje të pakicave dhe arritjen e pajtimit konsiderohet në mënyrë unanime si një hap i domosdoshëm për Kosovën dhe Serbinë. Sidoqoftë, rezultati nga ky diskutim po ashtu përbëhej nga mendimi se çfarëdo angazhimi i të rinjve, parasëgjithash kërkon hapa konkret për adresimin e mungesës së gjithëpërfshirjes dhe transparencës, sikurse edhe rritjen e llogaridhënies për vendimmarrësit dhe rritjen e mundësive për pjesëmarrje.   

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de