21.11.2018

Vizita Studimore në Baden-Württemberg, Gjermani

Vizita e dytë studimore në Gjermani në këtë vitë: Pjesëmarrja e të rinjve në shoqërinë civile dhe në proceset politike si shtylla të fuqishme të demokracisë

Nga data 4 - 11 nëntor 2018, u organizua udhëtimi i dytë studimor për alumni-të e Akademisë Politike dhe anëtarëve të Kongresit Nacional të të Rinjve në landin Baden-Württemberg (BW, një prej shteteve federale të Gjermanisë). Gjatë javës së përmendur pjesëmarrësit u njohën me sistemin politik të Gjermanisë, i cili është i ndarë në katër nivele, ku niveli i landit (shtetit) dhe niveli federal paraqesin strukturën më të lartë.

Grupi u informua nga zj. Anja Dargatz, shefe e FES-it në landin BW, lidhur me debatet shoqërore dhe politike në BW dhe në Gjermani. Pjesëmarrësit, po ashtu u takuan me politikanët social-demokrat, si bie fjala anëtarin e Bundestagut z. Josip Juratovic dhe anëtaren e parlamentit të landit BW zj. Gabi Rolland, si dhe grupin e socialistëve të rinj Jusos në BW. Ata po ashtu u njohën me punën e sindikatave dhe përfaqësimin e interesave të punëtorëve përmes këshillave të punëtorëve, ku janë edhe përfaqësuesit rinor. Në kuadër të programit, grupi e vizitoi edhe fabrikën e Audi-së dhe aty u njoftuan për kushtet e punës. Grupi u takua edhe me Dr. Knut Krohn, redaktor përgjegjës i gazetës Stuttgarter Nachriten dhe diskutoi me të për mediet dhe zhvillimet politike aktuale në Gjermani. Më pastaj, pjesëmarrësit i vizituan hapësirat ku shtypet kjo gazetë.

Grupi u njoftua edhe me punën e organizatave dhe strukturave rinore në Stuttgart dhe mësuan për nivelin e lartë të punës së të rinjve në BW.

Në përgjithësi, programi u ofroi pjesëmarrësve vështrime të ndryshme për punën shoqërore dhe politike të organizatave të ndryshme në Baden-Württemberg.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de