Akademia e të Rinjve për Qeverisjen Lokale
Në bashkëpunim me Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) ka përfunduar akademinë(4 pjesësh) të titulluar "Akademia e të Rinjve për Qeverisjen Lokale" që i targeton aktivistëve të rinj brenda partive politike nga 12 komuna të ndryshme (Mitrovicë , Podujevë, Drenas, Lipjan, Kamenicë, Obiliq, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Rahovec, dhe Fushë Kosovë) me qëllim të avancimit të demokracisë locale si dhe përgatitjen e atyre që kandidojnë për Kuvendet Komunale. Kjo akademi u zhvillua me dy grupe dhe pjesëmarrës të ndryshëm nga komunat e mësipërme nga muaji maj - gusht 2021.
Pjesëmarrësit e certifikuar kanë fituar një pasqyrë të përgjithshme të strukturave komunale në lidhje me funksionalitetin e qeverisjes komunale, komunikimin publik, të folurit publik si dhe analizën politike përmes ligjëratave dhe punës së ndarë në grupe. Ata ishin në gjendje të identifikonin, analizonin dhe trajtonin problemet lokale dhe zgjidhjet e mundshme brenda llojeve të ndryshme të fushave, të tilla si çështjet sociale dhe mjedisore, buxhetimi dhe zhvillimi ekonomik.
Kombinuar me diskutimin e dokumenteve strategjike, pasqyrën e dhënë në lidhje me proceset, legjislacionin dhe parimet komunale, udhëheqësit e rinj të mundshëm tani janë plotësisht të pajisur me një bazë themelore në lidhje me strukturat e qeverisjes vendore.