Demokracia ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri njësoj si gjithë qytetarët që kanë nevojë për drejtësi dhe mundësi të barabarta, të gjitha këto të bazuara në kontekstin e sigurtë social. Kjo i përcakton temat e punës sonë në vazhdim me partnerët tanë:
Politika e arsimit është politikë ekonomike. Politika e arsimit është në qendrën e parashikimit të politikës ekonomike. Një arsim themelor i orientuar kah e ardhmja dhe një vistër e drejtimeve të mëtejme në arsimin e lartë janë të nevojshme. Tregu i punës ka njësoj nevojë për kompetenca akademike dhe ato jo-akademike.
Investimet për sot dhe të nesërmen. Aftësia për të punuar në ekip dhe për të marrë përgjegjësitë duhet të jetë pjesë themelore e arsimit, sikurse në ndërmarrësi. Kjo paraqet bazën për rivitalizimin e degëve të vjetra ekonomike dhe krijimin e degëve të reja.
Një treg i mirëfillt i punës përmes trajnimeve të mira. Papunësia është e lidhur ngushtë me sistemin e tanishëm të arsimit. Punëtorët me kualifikime të larta për profesionet në industri ose zejtari janë urgjentisht të nevojshëm. Mirëpo, ka mungesë të njerëzve me këto trajnime të nevojshme. Tregu i punës dhe politika e arsimit paraqesin të dyja anët e po të njëjtës medale.
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës