01.05.2019

Diskutim i përbashkët: Zbatimi i Ligjit të Punës

23.04.2019, ICK Prishtina

Me 43% të të rinjve të papunë, Kosova e ka perqindjen më të lartë të papunësisë në rajon. Kosovarët e rinj janë të pasigurt kur bëhet fjalë për ekonominë dhe arsimin në vendin e tyre. Ditën e martë, më 23 prill, u organizua një diskutim i përbashkët nga Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) dhe Kongresi Nacional i Rinisë, në të cilin u diskutua për zbatimin e Ligjit të Punës dhe perspektivën e të rinjve.

Studimi për Rininë në Kosovë, tregon se afër 70% e kosovarëve të rinj preferojnë të kenë një vend pune në sektorin publik për shkak të sigurisë më të lartë që ofron ky sektor. Në krahasim me këtë të fundit, të punësuarit në sektorin privat shpesh ballafaqohen me paga jo të rregullta, mungesë përkrahjeje për të drejtat e punëtorëve, ndërsa një numër i madh i tyre punojnë pa kontratë pune. Kryeinspektori nga Inspektorati i Punës Basri Ibrahimi, deklaroi se vitin e shkuar rreth 700 punëtorë nuk kishin fare kontratë pune. Ai bëri apel për një aktivizëm më të fuqishëm të secilit qytetar për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve në mënyrë që as të pritet që të ketë vende pune pa kontrata.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, z. Arian Zeka, vërtetoi se shumica e kompanive nga sektori privat në Kosovë nuk e respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve, sepse prioriteti për këto kompani është realizimi i fitimit. Ai, po ashtu rekomandoi që të fillohet me ndryshimin e ndërgjegjësimit të secilit qytetar dhe që pastaj të sfidohen edhe problemet e tregut të punës.  

Me një shoqëri civile aktive dhe të organizuar, e cila do të dëgjohet nga qeveria dhe kësisoji në bashkëpunim me shtetin, Kosova mund të trajtoj vështirësitë e të rinjve lidhur me tregun e punës.

  

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Ul. Pashko Vasa 23
10000 Priština
Republika Kosovo

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de