KONGRESI I DYTË KOMBËTAR I TË RINJVE TË KOSOVËS

Në këtë ngjarje morren pjesë mbi 250 përfaqësues të organizatave e qendrave rinore, unioneve studentore dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Me qëllim të unifikimit të zërit të rinisë së Kosovës përreth problematikave me të cilët ata përballen, Kongresi Rinor kishte ftuar kandidatët për kryeministër të vendit nga 5 partitë/koalicionet kryesore në këto zgjedhje parlamentare që po mbahen në Kosovë.
Paneli i parë i përbërë nga drejtori i Friedrich Ebert Stiftung, Frank Hankte, zëvëndëses në Seksionin Politiko-Ekonomik nga Ambasada Amerikane, Znj.Alison Storsve ju drejtuan me mesazhe motivuese të pranishmëve në sallë dhe Enis Durguti nga Kongresi Rinor shpalosi punën që është bërë për një vitë të tërë nga Kongresi i kaluar që është mbajtur në Maj.
Ndërsa në panelin e dytë, kandidatët për kryminister të ftuar patën mundësi që të ju drejtohen të rinjve duke i shpalosur prioritetet nga plan-programet e tyre politike për rinin e Kosovës. Pavarësisht mundësisë që kishin të parët e partive politike për të bashkëbiseduar me të rinjtë vetem dy nga ata ju pergjigjen ftesës së tyre, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosjje dhe Fatmir Limaj nga koaliconi NISMA-AKR. Të tjerët zgjodhën që të mos përballen me të rinjtë dhe kërkesat e tyre që kryesisht ishin si thirrje për përmirësim të gjendjes aktuale dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.
Për më tepër, të pranishmit ju drejtuan kandidatëve prezent me kërkesat e tyre në fushat e vendimmarrjes, arsimit, punësimit, jetës sociale e kulturore dhe ikja e të rinjve nga vendi.
Një interesim kaq i madh i rinisë së Kosovës për të qenë pjesë e Kongresit të Dytë veçse e motivon Kongresin Kombëtarë të të Rinjve të Kosovës të vazhdojë të merret me problemet dhe sfidat e tyre me qëllim të unifikimit të zërit rinor dhe fuqizimit të mëtejshëm të rolit dhe pozitës së të rinjve në proceset vendimmarëse dhe në shoqëri.