22.11.2018

Punëtoritë e grupeve Punuese të Kongresit Nacional të të Rinjve të Kosovës

Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës, përgjatë muajit Tetor ka realizuar 4 punëtori në katër komuna.

Të rinjë gjimnaziste e studentë kanë marrë pjesë për të diskutuar temat përkatëse me të cilat preukopohen cdo ditë.

Kështu më 12.10.2018, në komunen e Lipjanit u mbajtë punëtoria e parë në fushen e edukimit ku të rinjët dhe të rejat kishin mundësi të shprehin idetë e tyre për aktivitetet që duhet të jenë pjesë e strategjisë së punës së Kongresit.

Më 13.10.2018, në Gjakovë, u organizua punëtoria për hartimin e strategjisë së punës në lidhje me temën e punësimit. Të rinjë dhe të reja pjesëmarrës nga Komuna  PrishtinësGjilanitFerizajitDrenasitPrizrenitPejës dhe Gjakovës, ndanë ide për hapa, aktivitete dhe projekte konkrete për përmirësimin e punësimit në Kosovë.

Punëtoria e tretë me radhë u mbajtë më 24 Tetorë 2018 ne komunen e Prizrenit me temë: Jeta sociale dhe Kulturore e të rinjve në Kosovë. Gjatë kësaj punëtorie u diskutuan problemet ekzistuese lidhur me këtë temë dhe u nxorren propozime bazuar në kërkesat e zhvilluara gjatë punëtorsë me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale.

Dhe punëtoria e fundit në kuadër të këtij cikli të grupeve punuese te Kongresit Nacional u mbajtë në komunen e Kamenicës më 25 Tetor 2018 me temë : Përfshirja e rinisë në vendimmarrje. Të rinjtë e Kamenicës paten rastin që të marrin njohuri për të drejtat dhe mundësitë për tu përfshirë në procesin e vendimmarrjes në komunen e tyre me qëllim të përmirësimit të gjendjes së tyre duke u kyqur në proceset vendimarrëse që janë të ndërlidhura me qështjet rinore.

 

Të gjitha rekomandimet dhe propozimet me aktivitete konkrete të dalura nga këto punëtori do të prezantohen dhe  jenë pjesë e planit te aktiviteteve gjate punimeve për Strategjinë e Kongresit.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Ul. Pashko Vasa 23
10000 Priština
Republika Kosovo

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de