11.02.2022

Thirrje për aplikim në Akademinë Politike të Fondacionit Friedrich-Ebert 2022

Akademia Politike e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) kombinon arsimin politik dhe trajnimin praktik në një numër diciplinash. Qëllimi i saj është arsimimi dhe trajnimi i individëve përmes ideve progresive dhe vizionit progresiv të bazuar në vlerat si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Programi i cili është i dizajnuar të ofrojë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike ka për synim që të rinjve aktiv, të mençur dhe vizionar t’u mundësoj avancimin e diturisë së tyre dhe fitimin e shkathtësive të reja në mënyrë që ata pastaj të merren në mënyrë aktive me çështjet sociale dhe politike që janë brengë e gjithë shoqërisë në Kosovë.

Prandaj, Fondacioni Friedrich-Ebert organizon akademinë politike gjatë periudhës nga 20.05.2022 deri më 27.05.2022 (seminar trajnimi tetë ditor). Ju njoftojmë që në përputhje me kufizimet e qeverisë për shkak të pandemisë Sars CoV-2, datat për akademinë mund të ndryshojnë.

 

Terms and Conditions of participation

The call for applications is addressed to:

1. Çdo qytetari të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është në studime ose që është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektroi privat, etj.)

2. Çdo personi i cili identifikohet me vlerat e paraqitura më lart, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi.

3. Çdo personi i cili është i angazhuar politikisht ose në shoqëri ose që ka për synim që në të ardhmen të bëhet aktiv në jetën shoqërore dhe politike.

4. Çdo personi me njohuri themelore për shkencat shoqërore dhe politike.

5. Çdo personi me njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

 

Nëse i plotësoni këto kritere, ju lutemi dorëzoni dokumentet për aplikim:

1. CV-në me të dhënat kontaktuese (në gj. angleze)

2. Letrën motivuese (në gj. Angleze, maksimumi 1 faqe, formati A4, fonti Times New Roman 12, hapësira 1.5)

 

Përzgjedhja e kandidatëve

 

Inkurajohen të aplikojnë kandidatët femra dhe meshkuj sikurse edhe kandidatët e përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare! Procesi i përzgjedhjes përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjedhen në bazë të të arriturave të tyre personale (duke përfshirë arsimimin akademik, arsimimin joformal, përvojën e punës dhe punën si praktikant-e) të cilat duhet të përfshihen në CV dhe në letren motivuese.

Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervistë gjatë muajit Mars 2022. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pas përfundimit të gjitha moduleve të programit dhe me të përfunduar fazën e vlerësimit, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatën mbi përfundimin e sukseshëm të këtij programi.

 

Afati për aplikim

 

Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se 04.03.2022 (5:00 m.d.) përmes e-mailit:

egzon.osmanaj@fes-kosovo.org

 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo

Ul. Pashko Vasa 23
10000 Priština
Republika Kosovo

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de