Aktivitetet Rajonale

Dialogu Rajonal për Evropën Juglindore

Pas më shumë se një dekade të angazhimit në Evropën Juglindore, FES-i e pranon se sfidat dhe problemet me të cilat ende ballafaqohet ky rajon mund të zgjidhen më së miri përmes një kornize të rajonale të përbashkët. Përkushtimi ynë për avancimin e interesave thelbësore të konsolidimit demokratik, drejtësisë sociale dhe ekonomike dhe paqes përmes bashkëpunimit rajonal, që nga viti 2015 është fuqizuar përmes themelimit të një infrasturukture për bashkërendimin e punës rajonale të FES-it nga Sarajeva, Bosnjë dhe Hercegovinë: Dialogu Rajonal për Evropën Juglindore (Dialogu i EJL).

Dialogu i EJL mundëson analiza të sfidave të përbashkëta në rajon dhe zhvillon programe dhe aktivitete rajonale të përshtatshme në bashkëpunim me zyrat përkatëse të FES-it. Puna e jonë zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me kolegët dhe partnerët nga i gjithë rajoni. Aktivitetet implementohen bashkërisht dhe mbikëqyren qoftë nga një zyrë e FES-it ose Dialogu i EJL-së. Iniciativat tona rajonale udhëhiqen përgjatë këtyre tri linjave të punës:

Faqja e jonë e internetit ofron informacion për projektet individuale në kuadër të këtyre tri linjave të punës, dhe iniciativat e ardhshme.

Më shumë

Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogu Social

Projekti rajonal i FES-it për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogu Social për Evropën Qendrore të Lindjes dhe Evropën Juglindore gjendet në Bratisllavë, por që i ka degët e zyrës edhe në Beograd e Varshavë.

Që nga vitet 2000 dhe sidomos pas krizës financiare globale dhe krizës ekonomike të vitit 2008, ne kemi qenë dëshmitarë të një dobësimi fundamental të dimensionit social të Evropës. Në shumicën e shteteve të rajonit ne mund të vërejmë trende të ngjashme: një zvoglim të shtetit të mirëqenies, një rënie të shkallës së mbulimit të marrëveshjeve kolektive, një rritje të kushteve të vështira të punës dhe sulme ndaj të drejtave të sindikatave. Për rrjedhojë, konvergjenca e standardeve sociale, pagave dhe përfundimisht edhe e kushteve të jetesës mes shteteve më të pasura dhe atyre më të varfëra në Bashkimin Evropian dhe fqinjësinë e tij janë duke stagnuar ose duke u kthyer prapa.

Në përgjigje të këtyre sfidave, projekti ynë e mbështetë avancimin e kapaciteteve dhe njohurive të sindikatave për dimensionin social evropian, nxitjen e rrjeteve në mes të sindikatave në rajon dhe Gjermani, zhvillimin e sindikatave duke organizuar strategji për sektorë të ndryshëm, dhe promovim të pjesëmarrjes së anëtarëve të rinj nëpër sindikata.

Më shumë

Lajmet e fundit dhe Ngjarjet

Thursday, 10.05.2018 - Friday, 11.05.2018 - Muzeu i Prishtinës | Ngjarje

Tuesday, 01.05.2018 - Thursday, 03.05.2018 - Prishtinë | Event, Ngjarje

Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë, Kosovë, Spirit of Football (SoF) , Cross Cultural Project Association (CCPA) dhe Federata e Futbollit të…


më shumë

Thursday, 07.12.2017 - Friday, 08.12.2017 | Ngjarje

FShC Prishtinë është mbajtur më 7- 8 dhjetor 2017 në Prishtinë, Kosovë, duke tubuar anëtarë të shoqërisë civile nga i gjithë rajoni për të diskutuar…


më shumë

Thursday, 12.10.2017 - Thursday, 02.11.2017 - Prishtinë | Ngjarje

Kosova aktualisht vuan nga një shkallë jashtëzakonisht e lartë e papunësisë, veçanërisht në mesin e grave.


më shumë

Friday, 06.10.2017 | Ngjarje

Në Ballkanin Perëndimor, çështja e marrjes me të kaluarën është një proces që ende ngulfatet nga kriza politike.


më shumë

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
kosovo(at)fes.de