Akademia Politike

Programi

Akademia Politike e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) kombinon arsimin politik dhe trajnimin praktik në një numër disiplinash. Qëllimi i saj është arsimimi dhe trajnimi i individëve përmes ideve progresive dhe vizionit progresiv të bazuar në vlerat si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Programi i cili është i disenjuar të ofrojë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike ka për synim që të rinjve aktiv, të mençur dhe vizionar t’u mundësoj avancimin e diturisë së tyre dhe fitimin e shkathtësive të reja në mënyrë që ata pastaj të merren në mënyrë aktive me çështjet sociale dhe politike që janë brengë e gjithë shoqërisë në Kosovë. Prandaj Fondacioni Friedrich-Ebert organizon Akademinë Politike gjatë periudhës nga 11.09.2021 deri më 18.09.2021.

Kushtet dhe kriteret e pjesëmarrjes

Thirrja për të aplikuar i drejtohet:

  • Çdo qytetari të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është në studime ose që është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektroi privat, etj.)
  • Çdo personi i cili identifikohet me vlerat e paraqitura më lart, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi.
  • Çdo personi i cili është i angazhuar politikisht ose në shoqëri ose që ka për synim që në të ardhmen të bëhet aktiv në jetën shoqërore dhe politike.
  • Çdo personi me njohuri themelore për shkencat shoqërore dhe politike.
  • Çdo personi me njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje në këtë program i adresohen çdo qytetari të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është në studime ose që është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektori privat, etj.) Çdo personi i cili identifikohet me vlerat e paraqitura më lart, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Çdo personi i cili është i angazhuar politikisht ose në shoqëri ose që ka për synim që në të ardhmen të bëhet aktiv në jetën shoqërore dhe politike. Çdo personi me njohuri themelore për shkencat shoqërore dhe politike. Çdo personi me njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Procesi i përzgjedhjes:

Inkurajohen të aplikojnë kandidatët femra dhe meshkuj sikurse edhe kandidatët e përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare! Procesi i përzgjedhjes përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjedhen në bazë të të arriturave të tyre personale (duke përfshirë arsimimin akademik, arsimimin joformal, përvojën e punës dhe punën si praktikant-e) të cilat duhet të përfshihen në CV dhe në punimin e esesë.

Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervistë gjatë muajit qershor 2021. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pas përfundimit të të gjitha moduleve të programit dhe me të përfunduar fazën e vlerësimit, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatën mbi përfundimin e sukseshëm të këtij programi.

Çdo person i cili pranohet në programin e Akademisë Politike është i obliguar të paguaj një shumë prej 50€ për pjesëmarrje, pas marrjes së njoftimit përmes postës elektronike për pranimin në këtë program.

Dokumentet për aplikim documents:

  • 1. CV-në me të dhënat kontaktuese (në gj. angleze)
  • 2. Letrën motivuese (në gj. Angleze, maksimumi 1 faqe, formati A4, fonti Times New Roman 12, hapësira 1.5)

Afati për aplikim

Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se 21.05.2021 (4:00 m.d.) përmes e-meilit:

Jeta Loshaj
jeta.loshaj(at)fes-kosovo.org 
ose në adresën postare:
Friedrich-Ebert-Stiftung
Rr. Pashko Vasa 23, Pejton
10000 Prishtinë

Lajmet e fundit dhe Ngjarjet

24.09.2021 | Ngjarje

Akademia Politike 2021

Cilat janë saktësisht parimet dhe vlerat e Social-Demokracisë? Dhe si mund të duket një Shtet i Mirëqenies? Si mund të përkthehen ato vlera në…


më shumë

16.09.2021 | Ngjarje

Thirrje e Hapur për Mbledhjen të Dhënave të Sondazhit

Fondacioni Friedrich-Ebert-Zyra në Prishtinë u bën thirrje institucioneve kërkimore, kompanive, qendrave të studimit dhe OJQ-ve, të shprehin interesin…


më shumë

18.08.2021 | Ngjarje

Kampi Veror 3-ditorë me Kongresin Kombëtar të të Rinjve të Kosovës

Në bashkëpunim të ngushtë me Kongresin Kombëtar të të Rinjve të Kosovës (NYC), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) organizoi një Kamp Veror 3-ditor nga 30…


më shumë

17.08.2021 | Ngjarje

Akademia e të Rinjve për Qeverisjen Lokale

Në bashkëpunim me Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) ka përfunduar akademinë(4 pjesësh) të titulluar…


më shumë

15.04.2021 | Ngjarje

Thirrje për aplikim në Akademinë Politike të Fondacionit Friedrich-Ebert 2021

Akademia Politike e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) kombinon arsimin politik dhe trajnimin praktik në një numër diciplinash. Qëllimi i saj është…


më shumë

08.04.2021 | Publication, Ngjarje

Seria e Debateve: Të rinjtë votojnë

Debate Center në kuadër të Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakoshhme parlamentare në Kosovë ka…


më shumë

29.09.2020 | Ngjarje

FES country director René Schlee congratulates Lëvizja VETËVENDOSJE!

FES country director René Schlee congratulates Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) on their admittance to the Progressive Alliance (PA). Progressive Alliance…


më shumë

14.09.2020 | Ngjarje

Seri e debateve në kuadër të projektit 'Diaspora Education'

Diaspora ED ishte një projekt që kishte për qëllim t’i bëj bashkë profesionistët dhe artistët nga diaspora me nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë.…


më shumë

26.08.2020 | Ngjarje, Publikimet

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në punësimin e të rinjve

Në kuadër të cikleve të debateve të organizuara nga:

Kolegji Riinvest, në bashkëpunim me Platformën Kosova që Duam

Friedrich Ebert Stiftung (FES)…


më shumë

05.08.2020 | Ngjarje

Si iu afrohen partitë politike votuesve?

Gjatë periudhës qershor – korrik, Platforma e Shoqërisë civile “Kosova që Duam” në Mitrovicë, ka zhvilluar një cikël të debateve, me temën: “Si iu…


më shumë

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org

Kthehu në fillim