Sistemi shëndetësor dhe politika sociale e besueshme – bazë e së ardhmes
Një shtet funksional i mirëqenies në të cilin qytetarët mund të ndjejnë se shteti u ofron atyre një rrjetë sigurie është në qendër të vlerave social demokratike dhe e përbën bazën për një demokraci stabile.
Përderisa synimi i një shteti të ri si Kosova do të duhej të ishte një shtet i aftë dhe që ka vullnet për të përmbushur detyrat dhe obligimet ndaj qytetarëve, në Kosovë ka mangësi serioze në një numër të fushave që kanë të bëjnë me sigurinë humane të qytetarëve të Kosovës. Deri më sot ende nuk ka një sigurim shëndetësor publik, nuk ka sistem funksional të pensioneve ose sigurim për të papunët në Kosovë. Megjithatë, besimi në shtet dhe në demokracinë e tij kërkon për një siguri shoqërore dhe nëse kjo mungon, shoqëritë bëhen me dallime, bëhen të paqëndrueshme dhe jo të barabarta, ndërsa pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve vëhet në rrezik për shkakun se ata nuk kanë kohë dhe kapacitete për t’u angazhuar në shoqëri. Prandaj, ne punojmë me ekspertët nga shoqëria civile për të tëhequr vëmendjen lidhur me këto çështje dhe për të dalur me zgjidhje të politikave mundshme.
Friedrich-Ebert-Stiftung
Kosovo
Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës